Fjalori
PISPILI

PÍSPILÍ,~A f. Lakror me miell misri, që bëhet zakonisht me spinaq ose me presh, shapkat.
Sin.: shapkat, bacarak, lakror.
E nisi *revani e i doli pispili iron.


Rezultate të ngjashme

PISPILÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT keq., bised. Grua mendjelehtë e llafazane, që fut në grindje të tjerët. E kishte fryrë ajo pispilinga.Sin.: pitigonë, llafazane, sherrmadhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILÍQ,~E mb. 1. Llafazan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÁN,~E mb. 1. Pispilluq.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÁQ,~E mb. 1. Pispilluq. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÍM,~I m., keq. Pispillosje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PISPILL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR keq., vetv. Pispillosem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR keq., kal. Pispillos.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÓS vep., ~A, ~UR keq., kal. Vesh, kreh e stolis dikë në mënyrë tepër të stërholluar; merrem shumë me diçka për ta zbukuruar.Sin.: pispilloj, spitulloj, spilloj, pilloj, zbu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PISPILLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR keq., vetv. Vishem, krihem e stolisem në mënyrë tepër të stërholluar për t’u dukur, nisem e stolisem jashtë mase. U vesh e u pispillos si për dasm…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÓSJ/E,~A f., keq 1. Veprimi kur pispillos ose kur pispillosem. 2. Stoli e zbukurime të tepruara që përdor dikush për t’u dukur. Pispillosje pa shije.Sin.: spitullim, pispil…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÓSUR (i, e) mb., keq. I veshur, i krehur e i stolisur në mënyrë të tepruar për t’u dukur, i nisur e i stolisur jashtë mase. Zonja të pispillosura. Kokoroshë të pispillosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÓSUR ndajf. Duke u pispillosur. Luante tenis para kamerave veshur dhe pispillosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÚAR (i, e) mb. I pispillosur. I pispilluar e i lustruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që është mendjelehtë e që kujdeset vetëm për t’u nisur e për t’u stolisur; ai që pispilloset. Pispilluq mendjemadh. Vërtitej me një pispilluq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÚQ,~E mb. Mendjelehtë e që pispilloset.Sin.: pispillan, pispillaq, piskuriq, spitullaq, cingëlane, mendjefyçkë, mendjelehtë, karafil, kapistallur, i pistallur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISPILLÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është mendjelehtë e kujdeset vetëm për t’u nisur e për t’u stolisur; ajo që pispilloset.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.