Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Vanellus vanellus) Shpend shtegtar që rron nëpër ujëra, me trup sa një laraskë, me pendë të larme, me kokë të madhe, me qafë të shkurtër e me një kaçulitë mbi krye; kërthingël. Klithmat e piskave.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje piskash: Piska bishtbardhë (lat. Vanellus leucurus). Piska krahëzezë (lat. Vanellus melanopterus). Piska kryebardhë (lat. Vanellus albiceps). Piska kryezezë (lat. Vanellus tedus). Piska tringjyrëshe (lat. Vanellus tricolor)
✱Sin.: cinjë, kërthingël, gaxhvile, gërthiulë, kiciribë, kllinzë.
PÍSKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Piskatore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PISK,~U m. 1. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort, komb. I lidhur pisk. E lidhi pisk. 2. Sasi e vogël e diçkaje zakonisht të thërrmuar, aq sa mund të merret me majën e gishtit të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →PISK ndajf. 1. Në gjendje të vështirë e pa rrugëdalje, në vështirësi të madhe, ngushtë; keq, kur s’ke ç’të bësh. E ka punën pisk. E pa punën pisk. E pa veten pisk. U zu pisk. Do ta…
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÁM vep., ~A, ~UR jokal. Piskat. Piskami si egërsirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thirrje me zë të lartë e të fuqishëm; britmë, sokëllimë. Piskamë e fortë (e madhe, e mprehtë). Lëshoi një piskamë.✱Sin.: britmë, thirrje, klithmë, sokëll…
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÁT (PISKÁS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Lëshoj një thirrje me zë të lartë e të fuqishëm; bërtas, sokëllij. Ç’ka që piskat? 2. vet. v. III Lëshon një zë të mprehtë e si të çjerrë (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Piskamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Silene vulgaris) Bimë shumëvjeçare me gjelbërim të përhershëm, me kërcell të drejtë dhe me lule si tullumbace të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →PISKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur piskoj e kur piskohem.2. Lidhje nyjë. 3. Qepje e rrallë. 4. Ngacmim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PISK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lidh nyjë.2. Qep rrallë, si shenjë ku do të qep apo do të bëj një tegel. 3. E zë pisk dikë.4. Ngacmoj. Era ia piskonte vrimat e hundës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë