Fjalori
PISK

PISK,~U m. 1. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort, komb. I lidhur pisk. E lidhi pisk.
2. Sasi e vogël e diçkaje zakonishtthërrmuar, aq sa mundmerret me majën e gishtitmadh dhetreguesit. Një pisk kripë (piper). Një pisk burnot.
3. fig. Mesi a kulmi i diçkaje. Pisku i dimrit (i verës). Në piskun e vapës. Në pisknatës. Në piskun e mëngjesit sapo doli drita, që në agim. Në piskun e punës (e korrjeve, e mbjelljeve).
Sin.: piskë, nyjë, pëlqyer, kulm, valë, komb, thërrime, çikë, piç, grimë, dërhem, mes, cër.

PISK

PISK ndajf. 1. gjendjevështirë e pa rrugëdalje, në vështirësimadhe, ngushtë; keq, kur s’ke ç’të bësh. E ka punën pisk. E pa punën pisk. E pa veten pisk. U zu pisk. Do ta kenë pisk. Më zuri pisk, s’kam ç’bëj.
2. Me majën e gishtitmadh dhetreguesit, duke i bashkuar këta dy gishta e duke e shtrënguar me ta. E kapi pisk e pickoi. Ia zuri dorën pisk.
Sin.: vështirë, keq, cimbthi, komb, nyjë, keq, ngushtë, acar, dobët, rricë, ibret, shtrënguar.
E kam pisk jamgjendje shumëvështirë, të rëndë a të rrezikshme, s’di ç’të bëj a nga t’ia mbaj, nuk kam rrugëdalje; e shoh pisk; jam (bie) ngushtë; më erdhi veza (për të pjellë); më shtrëngoi veza; e pashë keq. E ndiej (shoh) veten pisk shih e ndiej (e shoh) veten ngushtë. Pisk e lakuriq i zhveshur krejt, pa asgjëtrup; si e ka lindur (e ka bërë) nëna; mishmashë; me kostumin e Adamit iron. E zuri pisk (dikë) shih e zuri ngushtë (dikë). Zihem pisk shih zihem ngushtë.


Rezultate të ngjashme

PISKÁM vep., ~A, ~UR jokal. Piskat. Piskami si egërsirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISKÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thirrje me zë të lartë e të fuqishëm; britmë, sokëllimë. Piskamë e fortë (e madhe, e mprehtë). Lëshoi një piskamë.Sin.: britmë, thirrje, klithmë, sokëll…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISKÁT (PISKÁS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Lëshoj një thirrje me zë të lartë e të fuqishëm; bërtas, sokëllij. Ç’ka që piskat? 2. vet. v. III Lëshon një zë të mprehtë e si të çjerrë (p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur piskoj e kur piskohem.2. Lidhje nyjë. 3. Qepje e rrallë. 4. Ngacmim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PISK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lidh nyjë.2. Qep rrallë, si shenjë ku do të qep apo do të bëj një tegel. 3. E zë pisk dikë.4. Ngacmoj. Era ia piskonte vrimat e hundës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Vanellus vanellus) Shpend shtegtar që rron nëpër ujëra, me trup sa një laraskë, me pendë të larme, me kokë të madhe, me qafë të shkurtër e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÍSK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Peshk deti me pulla të zeza që lëshon rrymë elektrike. Piska e batullave peshku elektrik.2. Gjelëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÍSK/Ë,~AIV f. Britmë, piskamë. Lëshoi një piskë të stërzgjatur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÍSKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Piskatore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.