Fjalori
PIRUN

PIRÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Përdorëse e vogël kuzhine, me bishtgjatë e me disa dhëmbëza si sfurk, që përdoret kur hamë për të kapur copat e mishit, djathin, perimet etj. Pirun i praruar. Pirunëvegjël (për ëmbëlsira, për meze). Dhëmbët e pirunit. Kap (ha, man) me pirun. Ia nguli pirunin.
2. Pjesë e biçikletës ose e motoçikletës, e përbërë prej dy krahësh anësorë, në fund të të cilëve mbërthehet rrota e parë.
3. Mjet motorik lëvizës, me një pajisje zakonisht me dy dhëmbëmëdhenj përpara, që përdoret për ngritur dhe për të mbajtur ngarkesarënda. Pirun elektrik. Pirun me bateri. Pirun ngritës. Drejtues piruni.
Ia di *lugët e pirunët (dikujt).
Sin.: furkulicë, sfurk, gjemb, grep, çatall.


Rezultate të ngjashme

PIRUÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bal., sport. Rrotullim i plotë i trupit rreth vetes, duke u mbështetur në një këmbë. Bëj një piruetë (gjysmë piruete). Piruetë e shumëfishtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dehje; të pirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Perlë. 2. Kokërr fildishi, qelibari, kocke etj., që përdoret për gjerdan, për tespihe etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÚST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trevat e Malësisë së Lezhës, të Mirditës dhe të Matit dhe që ishte i dëgjuar për shkrirje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÚST,~E mb. Që lidhet me pirustët, i pirustëve. Trojet piruste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÚST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trevat e Malësisë së Lezhës, të Mirditës dhe të Matit dhe që ishte i dëgjuar për shkrirjen …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.