Fjalori
PIRRË

PÍRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Sesleria) Bimë barishtore me kërcelltrashë e të ashpër, me gjethegjata, të ngushta e me majëmprehtë, që rritet zakonisht nëpër këneta. I shtroi pirrë bagëtisë.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pirrash: Pirra gëlqerore (lat. Sesleria calcaria). Pirra gjethegjerë (lat. Sesleria latifolia). Pirra e kaltër (lat. Sesleria coerulea) fangu i egër. Pirra e Korabit (lat. Sesleria korabensis). Pirra e Skënderbeut (lat. Sesleria robusta, Sesleria skanderbeggi).
3. Fara e gramit.
4. Gjemb i ferrës.
5. Ashkël e hollë; rrasë e hollë guri.
6. fig. Pisk i vapës; zheg.
7. fig. Vështirësi. S’ka parë pirrë me sy, ndaj bën ashtu!
Ia di pirrën (dikujt) e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, ashtu si është; ia di gjuhën; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë (dikë); (ia di, ia njoh) zorrët e barkut. Kam pirrën e zezë nuk kam asgjë, jam shumë i varfër, s’kam as para, as pasuri; nuk kam fituar asgjë nga një punë a nga një përpjekje; mbeta krunde; mbeta squfur; mbeta kripë (e shëllirë); mbeta teneqe; mbeta gisht; mbeta qiri. Ia ka pirë pirrën ia ka pirë lëngun.

PIRRË

PÍRR/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Rrasë e trashë guri.
2. Leskër e vogëlshkëputet nga lëkura.
3. edhe si mb., shar. Njeri i trashë nga trutë, çyryk.

PIRRË

PÍRR/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Sesleria eucyaniformis) Kandërr e familjesfluturavenatës.


Rezultate të ngjashme

PÍRR,~E mb. 1. Dorëmbledhur, dorështrënguar. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÁC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, dorëmbledhur; kurnac; pirrak. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.Sin: dorështrënguar a dorëmbledhur, kurnac, pirraq, pirrake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Bar si shavar që rritet kryesisht buzë ujërave. Pirrak i njomë.2. fig. Dorëmbledhur, dorështrënguar, kurnac.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÁK,~E mb., përb. Dorëmbledhur, dorështrënguar, kurnac.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÁN,~E mb., përb. 1. Kurnac, dorështrënguar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÁQ,~E mb., përb. 1. Kurnac, dorështrënguar, dorëmbledhur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PÍRREM jovep., PÓRA (u), PJÉRRË vetv. 1. Përkulem a varem nga njëra anë, anohem, kthehem. Pirret kumbulla nga era. Është pjerrë shtëpia nga rrëshqitja e tokës.2. fig. Prirem, anoh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Pirron e Epirit, i Pirros së Epirit2. Që ka të bëjë me mollosët e Epirit. Valle pirrike valle luftarake e mollosëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pirroj ose kur pirrohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÍRRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ashkël ose petë e vogël guri, shkimëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.