Fjalori
PIRI

PIRÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. 1. Hinkë. Piri vaji. Mbush me piri.
2. sh. Fejet e hundës. Piritë e hundës.
3. Qajkë. Piria e parmendës.
4. Tapë e butit; çep.
Sin.: hinkë, qajkë, feje, fejzë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PIR
PIR

PIR,~I m., krahin. 1. Soj, gjak, traditë familjare.
2. Shije, lezet. Pilafi e ka pirin me gjalpë.

PIR

PIR vep., ~A, ~UR krahin., kal. Mbush plot, dend. E pira barkun e mbusha barkun, e denda.


Rezultate të ngjashme

PIRIKÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot., krahin. Kajsi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRINGÚLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Diçka e dalë, dalëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIPICÁK,~E mb., tall. 1. I rëndomtë, që nuk shquhet për ndonjë gjë; i parëndësishëm (për një njeri). Djalë piripicak. Grua piripicake. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIPÍSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pipëz e bërë me kërcellin e grurit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIPÚT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ai që i hyn rrezikut pa e vrarë mendjen. 2. Ai që është i paqëndrueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIPÚT,~E mb., krahin. 1. Që i hyn rrezikut pa e vrarë mendjen. 2. Që është i paqëndrueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRÍT,~I m. sh. ~E, ~ET min. Mineral me ngjyrë të verdhë të hapur e me shkëlqim metalik, që përdoret shumë për përgatitjen e acidit sulfurik; sulfuri i hekurit. Pirit i përzier me …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIVÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Akrep, sfurk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIVÍL,~E mb., edhe si em. 1. Që s’lë dy gurë bashkë, i lëvizshëm, trazovaç. 2. fig. Që nuk i rri fjalës, dredhan. Burrë pirivil. Grua pirivile.Sin.: i lëvizshëm, trazovaç, rrena…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIRIVÍLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tall. 1. Ajo që hidhet e përdridhet dhe nuk është për asnjë punë. 2. Ajo që është mendjelehtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.