Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PIRÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nuk kam të ngopur me të ngrënë. 2. pës. e PIRÁT.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRATÍ,~A f. Piratëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim kur piratoj ose kur miratohet diçka. 2. Rrjedhimi kur piratoj ose kur miratohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRATJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pirat ose kur piratem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vjedh, kusaroj, ndërhyj si pirat në një program etj. dhe vjedh të dhëna.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁTUR (i, e) mb. Që është piratuar; i vjedhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍRA,~T (të) f. vet. sh. Tërësia e pijeve që shtrohen zakonisht në një gosti a në një dasmë. Ia shtruan me të ngrëna e me të pira.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁC,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Ferrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse si lopatë e vogël prej dërrase, që shërben për të rrahur rrobat kur i lajmë, lasë, kopan. Kërciste pirajka në breg të lumit.✱Sin.: lasë, kopan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁKS vep., ~A, ~UR krahin., kal. Gërgas; ngacmoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PIRÁKS/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PIRÁKS.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRAKSÍ,~A f. sh. ~, ~TË krahin. Piraksje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Gërgasë; gërgasje; ngacmim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRAMÍD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeom. Trup gjeometrik që ka për bazë një trekëndësh a një shumëkëndësh dhe për faqe anësore aq trekëndësha dybrinjënjëshëm sa brinjë ka baza, të cil…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRANÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pijanec.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRANÉC,~E mb. Pijanec; dejmarak.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRANÍK,~E mb. 1. Pijanec.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Piranha) Peshk i vogël, me dhëmbë të mprehtë dhe nofulla të fuqishme, që ushqehet kryesisht me peshq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁS,~I m. Grat, dobi, qar. Punë pa piras.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIRÁSH,~E mb. 1. Që është pijanec, pijanik.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë