Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PÍQEM jovep., PÓQA (u), PJÉKUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i gatshëm për t’u ngrënë pasi zbruhet e rreshket në furrë ose në zjarr. U poqën bukët. U poq mishi. U poq byreku (lakrori). U poqën patatet (specat). U poq kafeja.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më i fortë, më i qëndrueshëm, më i ngjeshur etj. në furrë ose në një vend të mbyllur me temperaturë të lartë. U poqën tullat (tjegullat, shtambat, qypat). U poq gëlqerja.
3. vetv., vet. v. III Arrin zhvillimin e vet të plotë (një pemë, drithi etj.) dhe është në kohën më të mirë për t’u vjelë, për t’u korrur a për t’u përdorur. U poq gruri. U poqën mollët (fiqtë). U poq rrushi. U poqën pjeprat. U poqën para kohe (vonë). S’është pjekur mirë.
4. fig., vetv. Nxehem shumë e skuqem a rreshkem duke qëndruar në diell, pranë zjarrit etj., thekem. U poqëm në diell (pranë zjarrit). U poq nga këmbët (nga shpatullat).
5. vetv., vet. v. III Mbledh qelbin plaga, arrin në një fazë kur, pasi ka mbledhur, është gati të çahet.
6. vetv., vet. v. III Arrin në fazën kur e nxjerr këlbazën. M’u poq kolla.
7. fig., vetv. Bëhem i aftë për jetën a për një veprimtari, duke fituar përvojën e njohuritë e nevojshme, duke u kalitur etj.. Është pjekur shpejt ai djalë. U poq para kohe. Në të ri çka piqet, s’hiqet. (fj. u.).
8. fig., vetv. Arrij moshën e pjekurisë. U poq e duhet të ngrejë familje.
9. vetv., vet. v. III Arrin kulmin ose pikën më të lartë të zhvillimit (një gjendje, një dukuri etj.).
10. vetv., vet. v. III Arrin në një gjendje kur është gati të shpërthejë e të veprojë për të sjellë ndryshime të reja cilësore. U poqën kushtet për diçka. U poq situata për ndryshime statutore. U poqën kushtet ekonomike (politike).
11. pës. e PJEK.
✱Sin.: arrihet, bëhem, vjen, digjem, burrërohem, rritem, mushtohem, urtësohem, nxehem, skuqem, rreshkem, thekem, kalitem, stërvitem, forcohem, kërthndezem, ndreqem, përmirësohem, ngrihem, zhvillohem, përgatitem, shenjet, përshenjet, motëson, karrtet, zbruhet, zhunget, ndulket, përflaket, përcëllohet.
♦ *Digjem e piqem. M’u poq (m’u tha) *buza (për diçka). I është pjekur *gruri (dikujt) keq. *Mishi të piqet e helli të mos digjet. (fj. u.). Nuk i është pjekur ashti (*kocka) (dikujt). Piqet (digjet) në *prush (dikush). Sheh *molla mollën e piqet. Sheh *rrushi rrushin e piqet. E pjek *mendjen (për diçka).
►PÍQEMII jovep., PÓQA (u), PJÉKUR bised., vetv. 1. Takohem me dikë; ndeshem me dikë. U poqëm me një mik. Po vete të piqem me një shok. Piqej me njerëz të ndryshëm. U poqën ballë për ballë. U poqën rrugës. Mirë u pjekshim! (u pjekshim me të mira)! (ur.). Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. (fj. u.).
2. vet. v. III Takohet një gjë me një tjetër. Vija ku duket se piqet toka me qiellin. Dy gjilpëra majë me majë s’piqen. (fj. u.).
3. Ndërpritet. Dy vija që piqen.
✱Sin.: takohem, përputhem, puqem, përpiqem, ndeshem.
♦ Më piqet (më ujdis) *gjaku (me dikë). Sa piqen, përpiqen sa takohen dy fëmijë a dy shokë, grinden e zihen pa shkak.
PIQEHÍQ,~I m. Byrek me petë të lyera me yndyrë, që piqen pak, hiqen dhe pastaj shtrohen në tepsi.✱Sin.: piqevër, fli, byrek, petanik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIQERASJÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Piqerasit ose ai që e ka prejardhjen nga Piqerasi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIQERASJÓT,~E mb. Që lidhet me Piqerasin ose me piqerasjotët, që është karakteristik për Piqerasin ose për piqerasjotët, i Piqerasit ose i piqerasjotëve, që është krijuar nga piqer…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIQERASJÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Piqerasit ose ajo që e ka prejardhjen nga Piqerasi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIQEVËR,~I m. Piqehiq; fli.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë