Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIPIRÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pëlqen të pispillohet dhe që sillet me mendjelehtësi2. Ai që ngrefoset e tregohet më shumë se sa është në të vërtetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPIRÚQ,~E mb., tall 1. Që i pëlqen të pispillohet dhe që sillet me mendjelehtësi.2. Që ngrefoset e tregohet më shumë se sa është në të vërtetë. Djalë pipiruq. Vajzë pipiruqe. 3. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPIRÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pëlqen të pispillohet dhe që sillet me mendjelehtësi.2. Ajo që ngrefoset e tregohet më shumë se sa është në të vërtetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPÍ,~A f., fëm. Çiçi, shurra.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPIGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Që është si i zgjatur, i gjatë, gjatush (për një frutë etj.). Kumbull picigjatë (bot.) kumbull gjatushe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPILÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pipiloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPIL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Flas pa pushim dhe them gjëra pa lidhje a pa kuptim. Pipilonte nga ballkoni i shtëpisë e nuk i mbyllej goja.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPILÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Llafazan. Hante e pinte me një pipilon të pandreqshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPÍT/Ë,~A f., veter. Shpirrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPIZÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET muz. 1. Vegël muzikore popullore, e përbërë nga dy pipëza prej lëkure druri, të cilave u fryjnë si buri. I bie pipizanes.2. Gajde. Melodi me pipizane.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë