Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÍP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Gjevrek.
PIPÉR,~I m. 1. bot. (lat. Piper) Bimë kacavarëse, që rritet në vende tropikale dhe bën kokrra të zeza, djegëse e me erë të mirë. Bima e piperit.
2. Kokrrat e kësaj bime ose pluhuri djegës që bëhet duke bluar këto kokrra; piper i zi. Bluaj piper. I hedh piper gjellës. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. (fj. u.).
3. Pluhur që bëhet duke bluar piperka të kuqe, piper i kuq, spec. Piper djegës. I hedh gjellës piper. E dogji piperi. S’e përdor piperin.
4. fig. Njeri me huqe, llafazan e idhnak, që zemërohet vetë shpejt ose inatos të tjerët e i fut në grindje. Ishte një piper ai që...
✱Sin.: spec, idhnak, inatçi, inatçor, inatçi.
♦ U bë piper (*spec) (dikush). Është piper i kuq (dikush) përçm. është zemërlig, gojashpër e fjalërëndë.
PIPËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pipërin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPËRÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të mprehtë e karakteristike (për harrjet e mushkonjat); pingërin, cijat (zakonisht për zogun e detit). 2. Lëshon tin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPËR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Pipërin. Nuk pipëron njeri gjëkundi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Çibuk për të pirë duhan, llullë. Pipat shqiptare. Me pipë në gojë. 2. Cigarishte, pip.✱Sin.: cigarishte, llullë, çibuk.♦ I gjetën pipat (*pipëzat) (njër…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Asparagus officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, me fije të imëta e të vogla, me lule të gjelbra në të verdhemë dhe me bitme të tulta e me …
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍP/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Pjesa e prapme e një anije etj., kiç; kund. bash.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍPËL ndajf., krahin. Pa fjalë, urtë. Rrinte pipël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPËTÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos) 1. Nuk lëshoj asnjë zë; nuk bëj asnjë zhurmë; rri urtë e nuk ndihem fare kur flet dikush. Nuk pipëtinte njeri.2. v…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj fyelli, i hollë e i shkurtër, me tytën prej kallami ose prej kashte gruri a tërshëre. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Melodi me pipëz. I bie pipëzës. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PIPËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pipëzon ose kur pipëzohet diçka, sythim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë