Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIONIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që hedh hapat e para ose çan i pari një rrugë të re në një fushë të panjohur a të pazhvilluar të veprimtarisë; ai që i pari ose ndër të parët vë themelet e diçkaje në një fushë të shkencës, të kulturës etj. Pionierët e arsimit kombëtar. Pionier në fushën e teknologjisë. Një nga pionierët e cirkut shqiptar.
2. vjet. Anëtar i organizatës për fëmijë nga mosha dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç. Pionier i dalluar. Çeta e pionierëve. Pallati i pionierit. Shtëpia e pionierit.
✱Sin.: nismëtar, nismës, udhëçelës, udhërrëfyes, udhëdëftues
PIONIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që hedh hapat e para ose çan e para një rrugë të re në një fushë të panjohur a të pazhvilluar të veprimtarisë; ajo që e para ose ndër të parat v…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë