Fjalori
PILOHEM

►PIL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lëshohem turravrap.
2. vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) E ndjek prapa dikë me vrap, e ndjek këmba-këmbës. Iu pilua prapa.
3. pës. e PILÓJ.
Sin.: vrulloj, vërsulem, sulem, lëshohem, turrem, ndiqem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PILOJ
PILOJ

PIL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj grumbull diçka. E piloi plehun.
2. I vë gjërat një mbi një, vë pilë me pilë.
3. Punoj mirë e saktë, punoj me mjeshtëri.
4. Ndreq, zbukuroj, rregulloj mirë një gjë.
5. Çohem e bie herë pas here. Pilon fëmija.
Sin.: grumbulloj, stivoj, punoj, ndreq, zbukuroj, rregulloj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.