Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PILÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gjellë e përgatitur vetëm me oriz, i cili zihet në ujë a në lëng mishi, bëhet i thatë e i shkrifët e përvëlohet me gjalpë. Pilaf me kimë (me salcë, me djathë). Pilaf me kos. Pilafi i botës të zë grykën. (fj. u.). Më mirë përshesh e qesh e pilaf e qaj. (fj. u.).
2. Sasi nga kjo gjellë sa nxë një pjatë. Porositën nga një pilaf.
♦ Nuk më ftohet pilafi bised. nuk bëhem merak fare për diçka, aq më bën; nuk më ftohen fasulet; nuk më bëhet vonë; nuk më prishet gjiza. E gjeti lugën në pilaf (dikush) keq. e gjeti gati çdo gjë, e gjeti shtruar; ra në të mira pa mundim; e gjeti sofrën (lëmin) shtruar. Hyn (futet) si *luga në pilaf (dikush) keq. Nuk mban më *ujë pilafi (orizi, vera). I mbeti *luga në pilaf (dikujt) iron. Mbeti (u bë) pilaf (dikush) iron. 1. Ka një kohë të gjatë që rri shtrirë a që dergjet nga një sëmundje. 2. Ka shkuar diku e nuk luan që andej, u ngul diku e nuk shkulet, nuk ikën. Pilaf në derë keq. njeri i bezdisshëm, i padëshirueshëm. Pilaf i ftohtë përçm. njeri që të bezdis, që të mërzit me vizitat e tij të shpeshta; dikush që nuk shkulet a nuk na ndahet; na hëngri (na prishi) llozin e derës përçm.; u bë lugë në dhallë përb.; s’e lë rrugën të mbijë bar; s’të hiqet nga dera. Pilaf me gozhdë tall. diçka që nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë; diçka e keqe që s’hahet, diçka që s’e gëlltit dot. Vjen pas pilafit (dikush) vonohet shumë, vjen a kujtohet me shumë vonesë, pasi ka marrë fund një punë e s’ka më nevojë për të; (vjen) si kofini pas së vjeli (pas të vjelave); kërcen pas dasme.
PILAFNÍK,~U m., gjell. Qeshqek.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILANGJÉLTHI ndajf. Këmbë për këmbë. E ndjek pilangjelthi dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILANGÚLTHI ndajf. Kokëposhtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILÁRK/Ë,~A f., krahin. Rrecë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍLAS ndajf. Plot; sa nuk mban më. E ngarkoi mushkën (kalin) pilas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILASHNJÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Filiz i ri që del nga rrënjët ose nga trungu i një peme të prerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILÁST/E,~JA f., bot. Gjembaç.
Shfaq përkufizimin e plotë →PILÁST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT arkit. Shtyllë katërfaqëshe, që mbështetet në mur ose futet me gjysmën e saj në mur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë