Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. Paraqit natyrën, njerëzit dhe veprat e tyre etj. me anë të vijave e të ngjyrave mbi një sipërfaqe zakonisht të sheshtë; bëj një pikturë; merrem me pikturë. Pikturoj një portret (një peizazh, një vizore). Pikturoj një vepër (një ndërtesë). Di të pikturojë bukur. Pikturon çdo ditë nga tri orë.
2. fig. Përshkruaj diçka në mënyrë të gjallë e të qartë. Ka pikturuar në roman shoqërinë e kohës.
PIKTURÁL,~E mb. Pikturor. Mio la gjurmë në kohë me artin piktural.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTURÍM,~I m. Veprimi kur pikturoj ose kur pikturohem. Pikturimi i natyrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTURÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Piktor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTURÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Piktore.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PIKTUR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PIKTURÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTURÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pikturën, i pikturës. Arti pikturor, skulpturor dhe muzikor i periudhës së Rilindjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTÚRSH/ËM (i), ~ME (e) mb., vjet. Piktoresk. Pamje e pikturshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTURÚAR (i, e) mb. 1. Që është pikturuar me bojëra vaji. 2. fig. Që është përshkruar me ngjyra të gjalla e me tone të ngrohta.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arti i paraqitjes së sendeve, të natyrës, të njerëzve dhe të veprave të tyre etj., me anë të vijave e të ngjyrave mbi një sipërfaqe. Piktura shqiptare…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë