Fjalori
PIKJE

PÍKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pik ose kur pikem. Pikja e fundeve të telave. Vendi i pikjes.
2. Mënyra se si është ngjitur një send prej metali.
Sin.: pikim, rregullim, lagie, gjerbje, plandosje, shtangie, pikëllim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PIK
PIK

PIK,~UI m. 1. Kulm i diçkaje, i punës, i një veprimtarie etj. Piku i ditës (i vapës, i verës). Në pikun e mbjelljeve (e fushatës).
2. Maja e një shkopi etj.
Sin.: kulm, valë, vlug, zjarr, majë.

PIK

PIK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Qukapik.

PIK

PÍK vep., ~A, ~UR 1. kal. Ngjit me kallaj një enë metalikeshpuar, zë me kallaj vrimat e një ene; kund. shpik. Pik kazanin (tiganin). E piku me kallaj.
2. kal. Rregulloj çatinë e një shtëpie që të mos pikojë, zë pikat e çatisë. Piku shtëpinë (çatinë).
3. kal. Spërkat; lag; lyej me diçka. Pik dhomën me gëlqere.
4. jokal., vet. v. III Lerrjedhë, nuk e mban ujin që ka brenda; nuk e mban shiun; pikon, rrjedh pikë-pikë. Pik çatia e shtëpisë. Pik shtamba. Pikte gjak plaga. I piknin lotët nga sytë.
5. jokal., vet. v. III Bie menjëherë drejt e në tokë nga vendi ku ishte i ngjitur a ku rrinte varur (zakonisht për kokrrat e pemëve). Pikin mollët nga pema. Piku dardha (kumbulla). Pikin lendet e dushkut.
6. fig., kal. I shkaktoj dikujt një hidhërimthellë, e pikëlloj. E pikuzemër vdekja e vëllait (e vajzës). E piku malli për vendlindjen (për fshatin).
7. jokal., vet. v. III Hyn; fillon, nis. Që kur piku dita (mëngjesi). Që kur piku vera (dimri).
8. kal. Qëlloj me fshikull, fshikulloj. I pikukrah.
9. kal. E bëj shumë mirë diçka: rregulloj, ujdis. I piku punët.
Sin.: stërpik, pikoj, lag, lyej, pikem, pikëlloj, filloj, ngjis, rregulloj, spërkas, zë, shtang, rrjedh, bie, rrëzoj, rrok, hyj, nis, fshikulloj, rregulloj, ujdis.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.