Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pikoj ose kur pikohem.
2. Rrjedhje me pika e ujit a e një lëngu tjetër.
3. Spërkatje e një peme etj., me pesticide, me herbicide; spërkatje me pika boje etj.
4. tek. Ngjitje me pika të vogla kallaj, zënie me kallaj e birave të një ene etj.
5. Rënie në tokë e frutave të pjekura. Pikimi i dardhave (i gorricave, i thanave, i mushmollave, i hurmave).
✱Sin.: spërkatje, ndyrje, pikalosje, rrjedhje, ngjitje, zënie, rënie.
PÍK vep., ~A, ~UR 1. kal. Ngjit me kallaj një enë metalike të shpuar, zë me kallaj vrimat e një ene; kund. shpik. Pik kazanin (tiganin). E piku me kallaj.
2. kal. Rregulloj çatinë e një shtëpie që të mos pikojë, zë pikat e çatisë. Piku shtëpinë (çatinë).
3. kal. Spërkat; lag; lyej me diçka. Pik dhomën me gëlqere.
4. jokal., vet. v. III Le të rrjedhë, nuk e mban ujin që ka brenda; nuk e mban shiun; pikon, rrjedh pikë-pikë. Pik çatia e shtëpisë. Pik shtamba. Pikte gjak plaga. I piknin lotët nga sytë.
5. jokal., vet. v. III Bie menjëherë drejt e në tokë nga vendi ku ishte i ngjitur a ku rrinte varur (zakonisht për kokrrat e pemëve). Pikin mollët nga pema. Piku dardha (kumbulla). Pikin lendet e dushkut.
6. fig., kal. I shkaktoj dikujt një hidhërim të thellë, e pikëlloj. E piku në zemër vdekja e vëllait (e vajzës). E piku malli për vendlindjen (për fshatin).
7. jokal., vet. v. III Hyn; fillon, nis. Që kur piku dita (mëngjesi). Që kur piku vera (dimri).
8. kal. Qëlloj me fshikull, fshikulloj. I piku në krah.
9. kal. E bëj shumë mirë diçka: rregulloj, ujdis. I piku punët.
✱Sin.: stërpik, pikoj, lag, lyej, pikem, pikëlloj, filloj, ngjis, rregulloj, spërkas, zë, shtang, rrjedh, bie, rrëzoj, rrok, hyj, nis, fshikulloj, rregulloj, ujdis.
PIKIÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT av. Ulje e avionit në një kënd gati të pingulët. E uli avionin në pikiatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë