Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngul në tokë piketa. Piketoi themelet e ndërtesës (trasenë e rrugës së re).
2. E caktoj për ta arritur, për ta përfshirë në një punë etj. E piketoj për asistente.
3. fig. Vë caqet, brenda të cilave do të zhvillohet një punë a një veprimtari; përcaktoj qëllimin a synimin ku dua të arrij.
✱Sin.: përcaktoj, kufizoj, ravijëzoj, ruaj, mbikëqyr, pikësynoj.
PIKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Ndaj në pjesë të a në grupe të vogla.
2. Ha shpesh e nga pak.
3. Ha pak e duke zgjedhur.
4. Kërcej, lodroj. Pikëton keci.
5. Mundoj, lodh shumë. E pikëtoi pagjumësia.
6. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më shkakton një hidhërim të thellë a një dhembje të madhe, më pikëllon pa masë, më helmon. I pikëtoi në zemër.
✱Sin.: ndaj, pjesëtoj, kërcej, lodroj, pikoj, hidhëroj, pikëlloj, helmoj, lodh, mundoj.
PIKETÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një piketim. Piketuesit e lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKETÚES,~E mb. Që bën një piketim. Punëdhënësit dinë të jenë shumë piketues gjatë procesit të punësimit. Fari vepron si një shenjë për trafikun bregdetar dhe si një dritë piketues…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKETÚES/E,~JA f. sh. ~, ~IT Ajo që bën një piketim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë