Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Thith me gojë dhe e kapërdij në stomak një lëng (ujë qumësht etj.) për të shuar etjen ose për t’u ushqyer, gëlltit një lëng; përdor si ushqim diçka të lëngshme. Pi ujë (çaj, kafe, raki, verë). Pi lëng mishi (lëng pemësh). Piu një shishe birrë (një gotë raki). E piu menjëherë (me një gllënjkë, me një frymë). E piu me fund. E piu të gjithë (gjysmën). Pimë për shëndetin e... Piu ujë në çezmë (në burim). Hante e pinte mirë. Për të ngrënë e për të pirë. Pa ngrënë e pa pirë. Dua të pi diçka. S’e pi të ngrohtë. Nga hatri i borzilokut piu ujë saksia. (fj. u.).
2. Marr një bar nëpërmjet gojës dhe e gëlltit, zakonisht të shoqëruar me ujë ose me një lëng tjetër; përdor zakonisht barna. Pi një hape (një aspirinë, një kripë). Pi ilaçe.
3. Marr një drogë nëpërmjet gojës apo e thith me hundë dhe e gëlltit. Pinte kokainë.
4. edhe jokal. Përdor me tepri pije alkoolike (raki, verë etj.), më pëlqejnë këto pije; jepem pas pijes e dehem. Pinte ca. I pëlqente të pinte. Pinte me shokë. Nuk pinte fare. E pi me opingë pi shumë. Nuk e lënë të pijë. Kishte pirë ishte dehur.
5. I harxhoj krejt të hollat etj. për pije alkoolike. I piu të gjitha paratë.
6. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e duhanit. Pi duhan (puro, cigare elektronike). E pi me llullë (me filtër). S’e kam pirë kurrë. Mos e pi se s’të bën mirë.
7. E thith një lëng me diçka; e tërheq; e thith brenda, e përthith. Pi ujin me leckë (me sfungjer). Pi gjakun me pambuk. E pi ujin toka (dheu). Kanë pirë ujë trarët (dërrasat, drutë).
8. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e bimëve narkotike. Pi hashash.
9. fig., bised. E pësoj keq; vuaj një pasojë nga dikush, e ha. Piu ca pëllëmbë të mira. Shqelmat i piu dikush tjetër. E piu kot.
10. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) bised. Më mbyt; më vdes, më asgjëson (edhe në disa mallkime). E pinë mushkonjat.
✱Sin.: heq, zbraz, rrëkëllej, hedh, thith, ha, pësoj, gjerb, surb, kthej, rruf, rrufis, rrumbulloj, fus, thaj, mëshoj, tërheq, tymos, shfaros.
♦ Të piftë *bukla! mallk. U bëra (jam) për të pirë *helmin. Të çon të pish *ujë (dikush). Dehet pa pirë (dikush) iron. e humbet mendjen, turbullohet shpejt, pa ndonjë arsye të rëndësishme, pa shkak; është mendjelehtë e i papërmbajtur. Është për t’i pirë *dollinë (dikush). Pi (e ha) në një *çanak (me dikë) keq. I pi *djersën (dikujt). I pi (i thith) *gjakun (dikujt). E piu *të gjallë (dikë). Ka pirë *hashash (dikush). Pi në një *kungull (me dikë) keq. Për ta pirë në *kupë. Ia ka pirë *lëngun (dikujt a diçkaje). Piji *lëngun! (diçkaje) iron. Ka pirë *lëngun e gjarprit (prej dikujt). Pi *llullë. Sikur e kanë pirë *macet (dikë) tall. Piu *mendjen (dikush). I pi *sytë (dikujt). Më piu *sytë (dikush) keq. Ka pirë shumë *ujëra (dikush). Pi *ujë (te dikush) keq. Nuk pi *ujë (diçka). Kam pirë *ujë në një krua (me dikë). Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush). Pi *uthull! tall. E piu *e zeza (dikë). Tjetri pi e ai dehet! (për dikë) rrëmbehet e humbet mendjen kot, pa asnjë shkak, kur nuk i takon.
PIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET edhe mallk. Ajo, së cilës i ka rënë pika.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKÁNT,~E mb. 1. Që ka një shije djegëse. Spec pikant. Salcë pikante. Sallam pikant. 2. fig. I guximshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKADÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalorës në një ndeshje me dema, që godet demin me shtizë në muskujt e qafës dhe të shpatullave.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKAKÚQ,~E mb. Që ka pika të kuqe në trup (për kafshët e për shpendët). Troftë pikakuqe. Peshk pikakuq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKALÁC,~E mb. Pikalec.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKALÁR,~E mb. Pikalor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKÁS vep., ~A, ~UR 1. kal. E diktoj a e zbuloj dikë që kërkon të fshihet, e vë re; zbuloj diçka, gjej. E pikasi roja. I pikasi shokët. S’e pikasën kur hyri. Pikasi një vend të mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKÁTI (PIKÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Stërpik. 2. vet. v. III Ha, pret. Në grykë të pikat era. Këtu të pikat veriu.3. Ngacmoj dikë me fjalë. Pse po e pikat ashtu djalin?
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKÁTII vep., ~A, ~UR kal. Pikas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjerba e çatisë, pikë. Zë pikatat e shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë