Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKËRÍSHT pj. Përdoret pranë një fjale, një togfjalëshi a një fjalie për të përcaktuar më mirë një rrethanë, vend, kohë, mënyrë etj., për të saktësuar praninë e një njeriu a të një sendi etj.; bash, mu, tamam. Pikërisht në atë vend (në atë kohë). Pikërisht kur erdhët ju (kur u nisën ata). Pikërisht në orën gjashtë. Ishte pikërisht ai. Cili pikërisht? Çfarë gjëje pikërisht? Ngjarjet u zhvilluan pikërisht siç ishin parashikuar.
✱Sin.: tamam, mu, drejt, po, bash, fiks, plot, gjithë, shi, njashtu.
PIKËRÍM/Ë (i), ~E (e) mb. Që është me pika, pikalor. Gjel i pikërimë. Nepërkë e pikërime.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka të bëjë me një njeri, me një send etj., që gjendet pranë ose për të cilin po flitet. Në momentin e pikërishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë