Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKËPÁMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mendimi që ka dikush për diçka dhe mënyra se si e vlerëson atë. Pikëpamje të drejta (të shtrembra). Pikëpamje shkencore (antishkencore). Pikëpamje teorike (filozofike, politike). Sipas pikëpamjes sonë.
2. Këndi i vështrimit të diçkaje, syri me të cilin shihet diçka, ana. Nga pikëpamja e moshës. Nga pikëpamja e madhësisë (e rëndësisë). Nga pikëpamja kohore (gjeografike, historike). E shikojmë (e vlerësojmë) nga pikëpamja e përmbajtjes (e formës).
✱Sin.: mendim, vlerësim, gjykim, qëndrim, koncept, këndvështrim, vështrim, anë, aspekt, drejtim, bindje, ide, shikim.
PIKËPAGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend ku bëhen pagesat e qirasë, të rrymës, të telefonisë, të gjobave etj. Pikëpagesat e autostradës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë