Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKËMBËSHTÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vendi ku mbështetet dikush ose një pjesë e peshës së trupit të tij; pika e mbështetjes së diçkaje. Pikëmbështetja e levës.
2. usht. Vend i fortifikuar dhe i përforcuar, që shërben për të mbështetur veprimet luftarake në një zonë të caktuar. Asgjësuan pikëmbështetjet e armikut.
3. fig. Të dhëna e materiale që përdoren si mbështetje për të nxjerrë një përfundim, për të gjykuar për dikë a për diçka ose për të mbrojtur një mendim.
4. fig. Dikush a diçka që na shërben si mbështetje. E ka një pikëmbështetje.
✱Sin.: fortifikatë, përforcim, mbrojtje, përkrahje.
PIKËMBARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pika fundore e diçkaje në proces a në lëvizje, pika ku mbaron diçka. Pikënisja dhe pikëmbarimi i hundorësisë së zanoreve (gjuh.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËMBÝLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Pika a koha kur mbyllet a mbaron diçka; vendi ku mbyllet a mbaron diçka. Votimi përfundon në orën e përcaktuar si pikëmbyllje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËMBËRRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Pikarritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë