Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I hedh pika uji, lyre etj.; spërkat me diçka. I pikëlojnë petët me gjalpë (me lëngë portokalli). E pikëloi me bojë.
2. jokal., vet. v. III Bie diçka pika-pika, pikërron, rigon; rrjedh. Po pikëlon shi. Po pikëlojnë strehët.
3. jokal. Bie vetë nga pema, pikon (për kokrrat e pemëve). Pikëloi një mollë. Pikëlojnë gështenjat.
✱Sin.: stërpik, pikem, spërkas, stërpik, pikërron, rigon, rrjedh, pikon.
PIKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I hedh pika uji, lyre etj.; spërkat me diçka. I pikëlojnë petët me gjalpë (me lëngë portokalli). E pikëloi me bojë. 2. jokal., vet. v. III Bie diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓR,~E mb. Që ka njolla si pika të vogla në fytyrë a në gjithë sipërfaqen e trupit, pikalosh. Troftë pikëlore. Nepërkë pikëlore. Dele pikëlore dele me njolla në turi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓR,~I m. sh. ~E, ~ET zool. Qukapik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Salamandra maculata, Lacerta salamandra) Picërrak, salamandër, çikalore, pisërëngë, laramane.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓS vep., ~A (u), ~UR kal. Pikëloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PIKËLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Pikëlohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pikaloshe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Pikëlim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIKËLÓSUR (i, e) mb. I pikëluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë