Fjalori


Rezultate të ngjashme

PIKËLLÍ,~A f., krahin. Dhimbje e thellë, hidhërim i madh, pikëllim i skajshëm. Ç’është kjo pikëlli e madhe, kështu?

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pikëlloj ose kur pikëllohem. 2. Dhembje e thellë që ndiejmë në zemër për humbjen e papritur të ndonjë njeriu shumë të dashur etj., hidhëri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PIKËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Hidhërohem shumë, ndiej menjëherë një dhembje të madhe shpirtërore për shkak të vdekjes së një njeriu shumë të dashur etj., helmohem. U…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E hidhëroj shumë dikë, e bëj që të ndiejë menjëherë një dhembje të madhe shpirtërore, i shkaktoj pikëllim, e helmoj. E pikëlloi vdekja e shokut.Si…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Më bien djersët pikë-pikë, kulloj në djersë. Pikëlloi në zheg të vapës. 2. Dergjem, shkrihem në punë. 3. vet. v. III Xixëllon.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pikëllimin, që shpreh pikëllim. Tensione pikëllore. Ndezi motorin e shpresës për shoqërinë pikëllore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është hidhëruar, i helmuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është hidhëruar, e helmuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.Sin.: i pikërruar, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIKËLLÚES,~E mb. Që të pikëllon. Ngjarje pikëlluese.Sin.: hidhërues, helmues, brengosës, dhembjemadh, i dhembshëm, i pikëllueshëm, i pikët, zhuritës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.