Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIKËDÁLJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend në një rrugë, në një territor etj., nga dilet për diku. Pikëdaljet nga rruga kryesore. Kishin mbyllur një korsi lëvizjeje për të ndërtuar një pikëdalje nga autostrada. Kanë shërbyer në pikëdaljen e Kapshticës (e Kakavijes, e Muriqanit; e Merdares). Morën ryshfet, për të mos lënë asnjë pikëdalje gazi në territorin shqiptar.
2. fig. Largim, mbyllje, përfundim. Rëndom kjo masë e shëmtuar kishte pikënisje dhe pikëdalje politike.
✱Sin.: i dalje, pikëkalim, largim, mbyllje, përfundim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë