Fjalori
PIJE

PÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lëngpërmban alkool (si rakia, vera, konjaku, likeri etj.) e që përdoret për t’u pirë. Pije alkoolike. Pije e ëmbël liker. Dyqan pijesh. Pije energjike pije që të jep energji.
2. Lëng i veçantë i përgatitur nga frutat etj. për t’u pirë. Pije freskuese. Pijengrohta (të ftohta).
3. bised. Gjendja e dikujt që ka pirë shumë raki, verë etj.; dehje, të dehurit. Mezi i doli pija.
4. Vesi i atij që pi shumë raki, verë etj. Vesi i shëmtuar i pijes. E mori me qafë pija. Ishte dhënë pas pijes.
Sin.: alkool, lëng, të pirët, të dehurit, dehje, gotë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PI
PI

PI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Thith me gojë dhe e kapërdijstomak një lëng (ujë qumësht etj.) për të shuar etjen ose për t’u ushqyer, gëlltit një lëng; përdor si ushqim diçkalëngshme. Pi ujë (çaj, kafe, raki, verë). Pi lëng mishi (lëng pemësh). Piu një shishe birrë (një gotë raki). E piu menjëherë (me një gllënjkë, me një frymë). E piu me fund. E piugjithë (gjysmën). Pimë për shëndetin e... Piu ujë në çezmë (në burim). Hante e pinte mirë. Për të ngrënë e për të pirë. Pa ngrënë e pa pirë. Dua të pi diçka. S’e pi të ngrohtë. Nga hatri i borzilokut piu ujë saksia. (fj. u.).
2. Marr një bar nëpërmjet gojës dhe e gëlltit, zakonishtshoqëruar me ujë ose me një lëng tjetër; përdor zakonisht barna. Pi një hape (një aspirinë, një kripë). Pi ilaçe.
3. Marr një drogë nëpërmjet gojës apo e thith me hundë dhe e gëlltit. Pinte kokainë.
4. edhe jokal. Përdor me tepri pije alkoolike (raki, verë etj.), më pëlqejnë këto pije; jepem pas pijes e dehem. Pinte ca. I pëlqentepinte. Pinte me shokë. Nuk pinte fare. E pi me opingë pi shumë. Nuk e lënëpijë. Kishte pirë ishte dehur.
5. I harxhoj krejthollat etj. për pije alkoolike. I piugjitha paratë.
6. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e duhanit. Pi duhan (puro, cigare elektronike). E pi me llullë (me filtër). S’e kam pirë kurrë. Mos e pi se s’të bën mirë.
7. E thith një lëng me diçka; e tërheq; e thith brenda, e përthith. Pi ujin me leckë (me sfungjer). Pi gjakun me pambuk. E pi ujin toka (dheu). Kanë pirë ujë trarët (dërrasat, drutë).
8. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e bimëve narkotike. Pi hashash.
9. fig., bised. E pësoj keq; vuaj një pasojë nga dikush, e ha. Piu ca pëllëmbëmira. Shqelmat i piu dikush tjetër. E piu kot.
10. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) bised. mbyt; më vdes, më asgjëson (edhedisa mallkime). E pinë mushkonjat.
Sin.: heq, zbraz, rrëkëllej, hedh, thith, ha, pësoj, gjerb, surb, kthej, rruf, rrufis, rrumbulloj, fus, thaj, mëshoj, tërheq, tymos, shfaros.
piftë *bukla! mallk. U bëra (jam) për të pirë *helmin. Të çonpish *ujë (dikush). Dehet pa pirë (dikush) iron. e humbet mendjen, turbullohet shpejt, pa ndonjë arsyerëndësishme, pa shkak; është mendjelehtë e i papërmbajtur. Është për t’i pirë *dollinë (dikush). Pi (e ha) në një *çanak (me dikë) keq. I pi *djersën (dikujt). I pi (i thith) *gjakun (dikujt). E piu *të gjallë (dikë). Ka pirë *hashash (dikush). Pi në një *kungull (me dikë) keq. Për ta pirë në *kupë. Ia ka pirë *lëngun (dikujt a diçkaje). Piji *lëngun! (diçkaje) iron. Ka pirë *lëngun e gjarprit (prej dikujt). Pi *llullë. Sikur e kanë pirë *macet (dikë) tall. Piu *mendjen (dikush). I pi *sytë (dikujt). piu *sytë (dikush) keq. Ka pirë shumë *ujëra (dikush). Pi *ujë (te dikush) keq. Nuk pi *ujë (diçka). Kam pirë *ujë në një krua (me dikë). Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush). Pi *uthull! tall. E piu *e zeza (dikë). Tjetri pi e ai dehet! (për dikë) rrëmbehet e humbet mendjen kot, pa asnjë shkak, kur nuk i takon.


Rezultate të ngjashme

PIJEDÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që do apo që pëlqen pijet alkoolike, pijetar.2. Pijanik, pijanec.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJEDÁSHËS,~E mb. 1. Që do apo që pëlqen pijet alkoolike, pijetar.2. Pijanik, pijanec.Sin.: pijetar, pijanik, pijanec.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJEDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që do apo që pëlqen pijet alkoolike, pijetare.2. Pijanike, pijanece.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJEGJAKËS/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shushunjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJESHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shet pije alkoolike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJESÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pije; lëng i pijshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai përdor pije alkoolike, pijedashës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJETÁR,~E mb. Që përdor pije alkoolike, pijedashës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo përdor pije alkoolike, pijedashëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PIJETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lokal ku pihen pije alkoolike. Hyri në një pijetore.Sin.: kafene, lokal, birrari, klub, mejhane.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.