Fjalori
PIHEM

►PÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Pi raki, verë etj. dhe dehem. Ishte pirë dhe mezi ecte.
2. vetv., njëvet. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) pëlqen ose dëshiroj të pi diçka. pihet ujë. S’më pihet asgjë.
3. vetv., njëvet. Mundpërdoret për ta pirë, nuk të dëmton po ta pish, është i pijshëm; mundpihet, i ka cilësitë më të domosdoshme që e bëjnëpijshëm. A pihet ai ujë? Ky ujë nuk pihet. S’pihet kjo verë.
4. pës. e PI.
Sin.: dehem, rrumbullohem, skërdehem.
As *hahet e as pihet (diçka)


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PI
PI

PI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Thith me gojë dhe e kapërdijstomak një lëng (ujë qumësht etj.) për të shuar etjen ose për t’u ushqyer, gëlltit një lëng; përdor si ushqim diçkalëngshme. Pi ujë (çaj, kafe, raki, verë). Pi lëng mishi (lëng pemësh). Piu një shishe birrë (një gotë raki). E piu menjëherë (me një gllënjkë, me një frymë). E piu me fund. E piugjithë (gjysmën). Pimë për shëndetin e... Piu ujë në çezmë (në burim). Hante e pinte mirë. Për të ngrënë e për të pirë. Pa ngrënë e pa pirë. Dua të pi diçka. S’e pi të ngrohtë. Nga hatri i borzilokut piu ujë saksia. (fj. u.).
2. Marr një bar nëpërmjet gojës dhe e gëlltit, zakonishtshoqëruar me ujë ose me një lëng tjetër; përdor zakonisht barna. Pi një hape (një aspirinë, një kripë). Pi ilaçe.
3. Marr një drogë nëpërmjet gojës apo e thith me hundë dhe e gëlltit. Pinte kokainë.
4. edhe jokal. Përdor me tepri pije alkoolike (raki, verë etj.), më pëlqejnë këto pije; jepem pas pijes e dehem. Pinte ca. I pëlqentepinte. Pinte me shokë. Nuk pinte fare. E pi me opingë pi shumë. Nuk e lënëpijë. Kishte pirë ishte dehur.
5. I harxhoj krejthollat etj. për pije alkoolike. I piugjitha paratë.
6. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e duhanit. Pi duhan (puro, cigare elektronike). E pi me llullë (me filtër). S’e kam pirë kurrë. Mos e pi se s’të bën mirë.
7. E thith një lëng me diçka; e tërheq; e thith brenda, e përthith. Pi ujin me leckë (me sfungjer). Pi gjakun me pambuk. E pi ujin toka (dheu). Kanë pirë ujë trarët (dërrasat, drutë).
8. Thith dhe nxjerr jashtë tymin e bimëve narkotike. Pi hashash.
9. fig., bised. E pësoj keq; vuaj një pasojë nga dikush, e ha. Piu ca pëllëmbëmira. Shqelmat i piu dikush tjetër. E piu kot.
10. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) bised. mbyt; më vdes, më asgjëson (edhedisa mallkime). E pinë mushkonjat.
Sin.: heq, zbraz, rrëkëllej, hedh, thith, ha, pësoj, gjerb, surb, kthej, rruf, rrufis, rrumbulloj, fus, thaj, mëshoj, tërheq, tymos, shfaros.
piftë *bukla! mallk. U bëra (jam) për të pirë *helmin. Të çonpish *ujë (dikush). Dehet pa pirë (dikush) iron. e humbet mendjen, turbullohet shpejt, pa ndonjë arsyerëndësishme, pa shkak; është mendjelehtë e i papërmbajtur. Është për t’i pirë *dollinë (dikush). Pi (e ha) në një *çanak (me dikë) keq. I pi *djersën (dikujt). I pi (i thith) *gjakun (dikujt). E piu *të gjallë (dikë). Ka pirë *hashash (dikush). Pi në një *kungull (me dikë) keq. Për ta pirë në *kupë. Ia ka pirë *lëngun (dikujt a diçkaje). Piji *lëngun! (diçkaje) iron. Ka pirë *lëngun e gjarprit (prej dikujt). Pi *llullë. Sikur e kanë pirë *macet (dikë) tall. Piu *mendjen (dikush). I pi *sytë (dikujt). piu *sytë (dikush) keq. Ka pirë shumë *ujëra (dikush). Pi *ujë (te dikush) keq. Nuk pi *ujë (diçka). Kam pirë *ujë në një krua (me dikë). Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush). Pi *uthull! tall. E piu *e zeza (dikë). Tjetri pi e ai dehet! (për dikë) rrëmbehet e humbet mendjen kot, pa asnjë shkak, kur nuk i takon.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.