Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PIGMÉ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Banor vendës i disa zonave të Afrikës e të Azisë, me trup shumë të shkurtër; njeri me shtat të vogël; xhuxh; kund. vigan.
2. fig. Njeri i vogël e pa rëndësi.
3. Njeri shpirtvogël e zemërngushtë.
4. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
✱Sin.: xhuxh, kacamic, shtatvogël, shpirtvogël, zemërngushtë, i parëndësishëm, i pavlerë, i rëndomtë.
PIGMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëndë e posaçme organike, që i jep ngjyrën karakteristike lëkurës dhe disa indeve të trupit të njeriut, të kafshëve a të bimëve. Pigmentet e lëkurës. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →PIGMENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ngjyrosje pigment.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PIGMENT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ngjyroset me pigment. 2. pës. e PIGMENTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIGMENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngjyros me pigment.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIGMENTÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pigmentin, i pigmentit; që ka pigment.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIGMENTÓZ,~E mb. Pigmentor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PIGMENTÚAR (i, e) mb. I ngjyrosur me pigment. Inde të pigmentuara. Lëkurë e pigmentuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë