Fjalori
PICKOHEM

►PICK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Pickojmë njëri-tjetrin.
2. vetv. Shpohem në një send me majë. U pickua nëpër gjemba.
3. fig., vetv. Hahem me fjalë, grindem dhe thumbohem me dikë. Ishte pickuar me të.
4. pës. e PICKÓJ.
Sin.: cimbidhem, ndukem, shpohem, cimbisem, hahem, grindem, thumbohem, ngacmohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PICKOJ
PICKOJ

PICK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kap mishin dikujt me gishtin e madhdorës e me treguesin dhe ia shtrëngoj deri sa t’i dhembë; ia shtrëngoj fort mishin me diçka (me darë, me pincë etj.). E pickoi lehtë. E pickoikrah.
2. E shpoj me një send me majëmprehtë, e thumboj. E pickoi me gjilpërë. E pickoi bleta (mushkonja, grerëza). E pickoi gjarpri. Të pickon me sqep.
3. muz. E bëjdridhet një tel violine, mandoline etj. duke e kapur me gishtin e madh dhe me treguesin.
Sin.: pisk, cimbidh, cimb, nduk, kaçanduk, përqok, ngjok, thumbon, quk, çukit, ha, kafshon, përqok, shpoj, kap, ngacmoj, çaj, çuk, cimbis, çmorris, zë, dredh.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.