Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PICËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbyll sytë përgjysmë për t’i mbrojtur nga një dritë e fortë ose kur mundohem të shikoj më mirë, rrudh sytë. Picërroi sytë nga dielli (nga drita e fortë).
2. jokal. Vjedh gjëra të vogla ose pak e nga pak.
✱Sin.: rrudh, rrëgjoj, zvogëloj, bracoj, pulis, kapulis, vogëloj.
PÍCËRR,~E mb. Shumë i vogël, picërrak. Me sytë picërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i vogël; djalë me trup të vogël. 2. zool. Zvarranik i ngjashëm me hardhucën, por më i madh se ajo, me pika të verdha në trup, që del zakonisht n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÁK,~E mb. 1. Që ka shtat të vogël; shumë i vogël; picërr. Fëmijë picërrak. Me hundë picërrake.2. I vogël në moshë.3. fig., tall. Dobiç. 4. fig., keq. Rrugaç, i paedukatë.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë e vogël; vajzë me trup të vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÍM,~I m. Veprimi kur picërroj ose kur picërrohem.✱Sin.: rrudhje, rrëgjim, zvogëlim, bracim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zë i dobët. U dëgjua një picërrimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PICËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem më i vogël duke u tkurrur, zvogëlohem, rrëgjohem. Picërrohet pula kur piqet. 2. pës. e PICËRRÓJ.✱Sin.: rrudhem, rrëgjohem, zvogël…
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÓK,~E mb. 1. Picërrak. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÚAR (i, e) mb. I mbyllur përgjysmë (për sytë, kur mbrohemi nga drita, nga era etj. ose kur mundohemi të shikojmë më mirë). Me sy të picërruar.✱Sin.: i pulitur, i rrudhur, i r…
Shfaq përkufizimin e plotë →PICËRRÚK,~E mb. 1. Picërrak. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë