Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PEZULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndal përkohësisht një punë a një veprim, e ndërpres; ndaloj përkohësisht plotësimin e diçkaje a zbatimin e një vendimi; ndërpres në vend për një fare kohe. Pezulloi mësimin (punën). I pezulloi kredinë dikujt. Pezulloi botimin e veprës. Pezulloi gjykimin (drejt.).
2. E ndaloj dikë që të ushtrojë veprimtarinë e tij për një kohë të caktuar, e ndërpres përkohësisht nga puna, nuk e lejoj të vijojë detyrën. E pezulloi nga puna (nga detyra).
✱Sin.: ndërpres, ndal, largoj.
PÉZULL ndajf. 1. Në ajër, ngritur në një farë lartësie nga toka, pa lëvizur, pa u mbështetur a pa u mbajtur gjëkundi; në hava. Qëndron (rri) pezull në ajër. Ngre pezull ngre lart p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZULLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Qëndrimi pezull; mëdyshje. U nis pas një pezullie të shkurtër. 2. zakon. sh. ~, ~TË kim. Grimca që rrinë pezull në një tretësirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pezulloj dikë apo diçka ose kur pezullohem.2. Ndërprerje. Pezullimi i punimeve. Pezullimi i luftimeve (i veprimeve luftarake). Pezullim i …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PEZULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III. Ndërpritet diçka, ndalet në vend për një kohë të caktuar. 2. pës. e PEZULLÓJ.✱Sin.: ndërpritet, ndalet, largohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZULLÓR,~E mb. Që është pezull.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÉZULLT (i, e) mb. Pezullor. Jetë e pezullt.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndërprerë përkohësisht, i ndërprerë; që nuk është më i vlefshëm, që i është hequr forca vepruese për një kohë. Gara (lojëra) të pezulluara. Porosi …
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZULLÚES,~E mb. Që pezullon diçka. Kushti pezullues (drejt.) kusht kur të drejtat dhe detyrimet lindin po të ndodhë ngjarja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë