Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PEZMAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mahiset, acarohet (plaga, një pjesë e trupit). U pezmatua nga të ftohtët. Iu pezmatua gryka.
2. fig., vetv. Zemërohem a prekem thellë për një sjellje të keqe, për një fyerje a padrejtësi që më bëhet etj.; më prishet qejfi, inatosem, acarohem.
3. pës. e PEZMATÓJ.
✱Sin.: mahiset, malcohet, acarohem, infektohem, zemërohem, prekem, irritohem, inatosem.
PEZMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mahis, acaroj (një plagë, një pjesë të trupit). Kruaj e pezmaton lëkurën. E ftohta e pezmaton plagën.
2. fig. E zemëroj a e prek thellë dikë me një sjellje të keqe, me një fyerje a padrejtësi etj.; ia prish qejfin, e inatos, e acaroj. E pezmatoi me fjalë. Gabime që pezmatojnë njerëzit.
✱Sin.: mahis, acaroj, infektoj, zemëroj, prek, malcoj, inatos, kargatis.
PEZMATÁR,~E mb. 1. Që acarohet shpejt.2. Grindavec. 3. Idhnak. 4. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.✱Sin.: acarues, grindavec, grindës, idhnak, i hidhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mahisje e plagës; malcim. 2. fig. Gjendje e pezmatuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÍM,~I m. 1. Veprimi kur pezmatoj ose kur pezmatohem. Pezmatimi i gjëndrave të grykës. Pezmatimi i plagës. Pezmatimi i cipës së hundës. 2. fig. Zemërim i madh për një sjellje …
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mahis, acaroj (një plagë, një pjesë të trupit). Kruaj e pezmaton lëkurën. E ftohta e pezmaton plagën. 2. fig. E zemëroj a e prek thellë dikë me n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÚAR (i, e) mb. 1. I mahisur, i acaruar (për plagën, për një pjesë të trupit). Plagë e pezmatuar. 2. fig. I zemëruar a i prekur thellë nga një sjellje e keqe, nga një fyerje a…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÚES,~E mb. Që të pezmaton. Të ftohtë pezmatues. Sjellje pezmatuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pezmatueshëm; vetia e diçkaje që është e pezmatueshme. Pezmatueshmëri e plagës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që pezmatohet lehtë. Gjëndra të pezmatueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEZMATÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pezmatueshme, me pezm. Bërtiste pezmatueshëm. M’u drejtua provokueshëm dhe pezmatueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë