Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÉTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ushqim që bëhet me brumë të holluar, zakonisht me tharm, që hidhet pjesë-pjesë e skuqet në vaj; një copë prej këtij ushqimi, e rrumbullakët dhe e fryrë. Petulla me maja birre. Petulla me sheqer (me mjaltë). Brumë për petulla. Bëj petulla. Hëngri dy petulla. E ka fytyrën si petull (mospërf.). Ku di arusha të hajë petulla! (fj. u.).
2. fig. Xhungë, dangë në fytyrë a në trup, e bërë nga një përplasje.
♦ M’u bë barku petull shih m’u bë barku petë. M’u bë gjaku petull u frikësova shumë, u tremba, u tmerrova; m’u bë gjaku ujë1; më ngriu (m’u pre) gjaku; m’u prish gjaku; më vajtën shtatë. I bën petullat me ujë (pa vaj) (dikush) iron. bën plane që nuk mund të vihen në jetë; e quan të mundshme a të kryer diçka të vështirë pa u lodhur shumë; i duket e lehtë çdo gjë; bën kala me ashkla; bën litar me rërë; bën bakllava me miell thekre. Ha *qeni petulla iron. S’i kam ngrënë petullat (dikujt) nuk e njoh shumë mirë e që në fëmijëri; s’i kam prerë kërthizën; s’i kam tundur djepin; nuk i kam thyer (nuk i kam ngrënë) poganikun. E mbaj me petulla (dikë) shih e mbaj në pëllëmbë (në shuplakë) të dorës (dikë). Petull në tigan (dikush) ai që përpëlitet nga një dëshirë e zjarrtë e që nuk mund ta plotësojë dot; ai që ka një brengë të madhe në zemër, vuan shumë shpirtërisht, po digjet për dikë a për diçka e s’është fare i qetë. Të shkul *vetullat e të ha petullat (dikush) iron. Shtrydh petullat (dikush) tall. është shumë dorështrënguar, është cingun i madh; nxjerr dhjamë nga pleshti; mjel (edhe) morrin iron.; bën hesap në krundet.
PETULLÁK,~E mb. 1. Që është i rrumbullakët dhe i sheshtë a i fryrë si petull. Fytyrë petullake. Gur petullak.2. fig. Që është i shëndoshë, që është petullak (zakonisht për fëmijë t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fli, petanik. Hoqi petullanin nga zjarri. E ndau në copa petullanin. Petullan i sapopjekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÁN,~E mb. 1. fig. Që petullohet, që përdridhet. Djalë petullan.2. fig. Që shtiret.3. fig. Që bën naze e lajka, nazetar, lajkatar.✱Sin.: petullor, petullajkë, petullan, petull…
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÁÇ,~E mb., fig., tall. 1. Petullak, petullan. Djalë petullaç. Vajzë petullaçe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÍM,~I m. Veprimi kur petulloj diçka ose kur petullohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shtrij diçka dhe e bëj të sheshtë si petull, i jap trajtën e petullës. Petullojnë brumin.2. fig. Pispillos.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Petullak.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÓR,~E mb. I rrumbullakët dhe i sheshtë a i fryrë si petull, petullak. Fytyrë petullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Petullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETULLÚC,~E mb. Petullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë