Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÉT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës për të bërë byrek etj. Petë të pjekura. Petët e byrekut (e bakllavasë, e lakrorit). Byrek (qumështor) me petë. Hollojnë (bëjnë) petë. Shtrojnë petët në tepsi. Lyejnë petët me gjalpë (me vaj). Mos i ngri petën, se i bie era. (fj. u.).
2. bised. Lakror a byrek i përgatitur me shtresa të tilla të holla brumi, ndërmjet të cilave zakonisht hidhet një gatesë; petanik. Petë të fshira (gat.).
3. Brumë i gatuar me vezë etj., që hollohet, pritet rripa-rripa dhe lihet të thahet, ose që thahet në diell pa u prerë e pastaj copëzohet për t’u përdorur si makaronat; petarishte, jufka. Petët e dimrit. Petë me gjalpë. Pulë me petë. Bëri ca petë.
4. Shtresë e hollë e rrasike e diçkaje; fletë a pllakë e hollë guri, metali etj. Petë guri. Petë akulli. Teli bëhet petë. Petë bakri (argjendi, ari).
5. Një copë guri e hollë në trajtë të rrumbullakët ose copë tjegulle, që e përdorin fëmijët kur luajnë petash; gur petashuq. Luaj me peta luaj petash.
6. bised. Ajka e qumështit. Ka vënë petë qumështi.
7. Peshqir që mban një burrë në qafë.
✱Sin.: cipë, petanik, petarishte, rrasë, pllakë, paftë, shapetë, paftë, ajkë, dërrasë, plloçë, petkë, droqe, lakror, byrek, jufkë, bixhë, petëz, rreshpe, fletë, rrasik, i shtypur, petashuq, i zbrazët.
♦ Barkun petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush) edhe pse është në varfëri, edhe pse është i pangrënë, prapëseprapë është krenar e i panënshtruar. M’u bë barku petë kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë; m’u bë barku gropë; m’u bë barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin); m’u tha barku. U bë petë. 1. (diçka). U shtyp fare; u sheshua. 2. (dikush). U dobësua shumë, u tret e u hollua; u bë dërrasë. 3. (dikush). U shtri rrafsh me tokën që të mos duket; u bë rrafsh me tokën. E bëri petë. 1. (dikë a diçka). E shtypi fare; e sheshoi; e bëri pelte. 2. (diçka). E shtriu rrafsh me tokën që të mos duket; e bëri rrafsh me tokën. 3. (dikë). E rrahu shumë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri peshk; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri lëkurë (për në lëkurë). S’i dredh dot ato petë (dikush) nuk është i aftë për të bërë një punë të caktuar, s’i bën dot ballë asaj pune; s’i ha dot ato kothere; s’ka këllqe (kërçikë); nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush) e zbuloi diçka të fshehtë, tregoi si është e vërteta; ia zbuloi krejt të fshehtat dikujt, foli haptas e ia nxori të metat para të gjithëve; ia nxori lakrat në shesh (dikujt); ia hoqi vellon nuses. I ka plasur (i ka dalë) peta (*cipa) (e ballit) (dikujt). S’e tëholl dot petën (dikush) shih s’i dredh dot ato petë (dikush).
PÉT/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT bot. Secila nga fletëzat e holla me ngjyra, që përbëjnë kurorën e një luleje. Petla të kuqe (të bardha, të verdha). Petlat e trëndafilit. Trëndafil me s…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÉTËS,~II m. sh. ~, ~IT Shkop i lëmuar, me të cilin shtrihet e hollohet brumi për ta bërë petë, hollues. E tëholli me petës. I ra me petës.✱Sin.: hollues, tëhollës, shtagë, cabik, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PÉTËS,~III m. sh. ~, ~IT anat. Pjesë e plëndësit të kafshëve ripërtypëse, që është pala-pala, fletës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÉTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Petë e vogël. Petëza akulli. Petëz sapuni. 2. Një copë lëkure e hollë nga trungu i qershisë, që përdoret për t’i rënë buzukut.3. bot. Petël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZÁK,~E mb. Që është i sheshtë dhe i hollë si petë, petashuq e i hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZÁT/Ë,~A f. Metal i petëzuar, llamarinë. Petëzatë çeliku. Petëzatë e valëzuar. Petëzatë e zinkuar. Petëzatë e metalike. Petëzatë mbështetëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZÍM,~I m., tek. Veprimi kur petëzoj ose kur petëzohet. Petëzimi i metaleve (i hekurit, i bakrit, i çelikut). Petëzimi i brumit. Makinë petëzimi.✱Sin.: hollim, petim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtrij e holloj një copë metali me anë të ngjeshjes a të shtypjes për t’i dhënë trajtën e një flete, bëj petë një metal. Petëzoj çelikun (arin, hekur…
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZÓR,~E mb. 1. Që është si petë; që është holluar e bërë si petë.2. gjeol. Që është i hollë. Formacion petëzor. 3. fiz. Rrjedhje lëngu a gazi në të cilën shpejtësia, shtypja etj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PETËZÚAR (i, e) mb. Që është petëzuar. Hekur (bakër, çelik) i petëzuar.✱Sin.: i holluar, i petuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë