Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PESHËMÁTJ/E,~A f., libr. 1. Matja e peshës a kontrollimi i peshës së diçkaje me anë të peshores (kryesisht për mallrat që nxirren në shitje); peshim. Kundërvajtje në peshëmatje.
2. Kontrollimi i saktësisë së peshoreve. Zyra e peshëmatjes zyra që merret me kontrollimin e peshoreve. Saktësia e peshëmatjes.
PESHËMÁTËS,~E mb. Që shërben për të kontrolluar saktësinë e peshoreve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESHËMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mat peshën e një sendi, e një produkti etj. Punon si peshëmatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESHËMÁTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mat peshën e një sendi, e një produkti etj. Punon si peshëmatëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESHËMBÁJTJ/E,~A f. sh. ~A, ~AT tek. Aftësi e një mjeti transporti për të mbajtur a ngritur një peshë të caktuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë