Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PESËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Periudhë kohe prej pesë vjetësh. Pesëvjeçari i fundit i shekullit.
PESËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat pesë vjet; që përfshin pesë vjet; që kryhet brenda pesë vjetëve. Periudhë pesëvjeçare. Shkollë pesëvjeçare (vjet.) shkollë fillore me pesë klasë.
2. Që është pesë vjeç, që ka mbushur moshën pesë vjeç. Djalë pesëvjeçar. Vajzë pesëvjeçare. Uiski (konjak) pesëvjeçar. Verë (raki) pesëvjeçare.
PESËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë pesë vjeçe.2. hist. Shkollë pesëvjeçare; shkollë qytetëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESËVJETÓR,~I m. Përvjetori i pestë i një ngjarjeje të shënuar ose i lindjes a i vdekjes së një njeriu të shquar; veprimtaria që zhvillohet për të përkujtuar këtë përvjetor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESËVJÉÇ,~E mb. Që është pesë vjeç.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESËVJÉÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është pesë vjeç.
Shfaq përkufizimin e plotë →PESËVJÉÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është pesë vjeçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë