Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PERSPEKTÍV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Vizatimi i një sendi mbi një sipërfaqe të rrafshët në mënyrë të tillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij, të vëllimit, të largësisë etj.; figurë e bërë në këtë mënyrë. Perspektiva e një rruge (e vijës hekurudhore). Pamjet e perspektivës. E vizatoi në perspektivë.
2. fig. E ardhmja e dikujt a e diçkaje; e ardhme e mirë, mundësi të mira zhvillimi e përparimi në të ardhmen. Perspektiva të mëdha (të gjera). Perspektivë e afërt (e qartë). Perspektiva e zhvillimit të teknologjisë (të shkollës). Njeri me perspektivë. Detyrat (kërkesat) e perspektivës. Hap (çel) perspektiva (të reja). Punon me perspektivë.
PERSPEKTÍV,~E mb., libr. 1. Që e paraqit sendin në një sipërfaqe të rrafshët në mënyrë të tillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij, të vëllimit, të largësisë etj. Prerje pe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë