Fjalori
PERDE

PÉRD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë pëlhure me pala, që mbulon diçka ose që ndan një kthinë nga një tjetër; pëlhurë e tillë ose copë stofi, e cila varet përpara dritares, derës etj. që të mos na shohin nga jashtë, që të mos hyjë drita a për zbukurim. Perdeholla (të trasha, të rënda). Perdebardha (me lule). Perde kadifeje (mëndafshi, tyli, basme). Kapëse perdesh. Kornizë për perde.
2. Copë e gjatë dhe e gjerë pëlhure, kadifeje, stofi etj., që varet para skenësteatër dhemundhapet e të mbyllet ose të ngrihet e të ulet sipas kërkesaveshfaqjes. U hap (u mbyll) perdja. Ra perdja.
3. kinem. Pëlhurë e bardhë, e vendosur pingul dhe e tendosur mirë diku, mbicilën shfaqen filma, ekran.
4. anat. Cipë e hollëvesh syrin dhepengon shikimin, lëbyr. I kanë zënë (i kanë vënë) sytë perde.
5. Mur i hollë prej dërrase, prej tullash etj., që ngrihet për të ndarë një hapësirë, për të fshehur diçka, për të penguar lëvizjen e diçkaje etj. Perde ndarëse prej dërrase.
6. Kapak, mbulesë, veshje etj. që mbron diçka. Perde mbrojtëse. Perde xhami e papërshkueshme nga plumbat. Perde antizjarr.
7. Rrjetë teli a prej shufrash metali që zë një hyrje. Perde teli.
8. Shtresë tymi, mjegulle etj., që të pengonshohëshanën përtej. Perde tymi. Perde avujsh. Perde e hollë mjegulle. U ngrit një perde pluhuri.
9. usht., fig. Zjarr i dendur armësh ndaj trupave, ndaj mjeteve luftarake etj. në një betejë. U krijua një perde e dendur zjarri ndaj trupave sulmuese.
10. opt. Pllakë prej lëndeposaçme, e vendosuraparate fotografike a kinematografike, ku riprodhohen figura, sinjale etj.; ekran.
11. muz. Secila fletë e hollë e metaltëbishtin e disa veglave me tel, ku shkelin gishtat për të nxjerrë tingujndryshëm; çdo ndarje me fletëtilla.
12. fig., bised. Turp, cipë. Nuse me perde. I ka plasur perdja. S’kishin perde fare.
13. fig. Nder. Njeri me (pa) perde.
14. fig. Diçkapërdoret për të mbuluar e për të fshehur një gjë zakonisht jo të mirë. I hodhi (i vuri) një perde. Ia hoqën (ia grisën) perden. S’ka perde me mua! fol hapur me mua!, mos m’i fshih gjërat!
15. bised. Perçe grash. Gratë rrinin me perde.
Sin.: mjegull, ekran, turp, nder, cipë, lëbyr, lëpe, tis, prask, klitë, prask, pezhishkë, tyl, re, perçe, shtrak, vel, ag, çatma, ndarëse, bylme, kapak, mbulesë, napë, maskë.
Ra perdja libr. mbaroi diçka, mori fund, u mbyll (një ngjarje etj.). Ia hoqi (ia grisi) perden (diçkaje) e zbuloi diçka, e nxori paragjithëve e nuk është më e fshehtë. Nuk ka perde (dikush). 1. keq. Është i pacipë, nuk ka turp; s’i bën përshtypje qortimi etj.; i ka plasur perdja (dikujt); nuk ka cipë; i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). 2. I flet hapur dikujt, nuk i fsheh asgjë. Perde e hekurt libr. kufi i fortë, pengesë e pakapërcyeshme; ndarje e prerë, mur. Perde tymi libr. fjalë a veprimerreme e të paqarta për të mbuluar diçkakeqe, për të fshehur një mashtrim, për t’i rrëshqitur një të vërtete etj. I ka plasur perdja (dikujt) nuk ka më turp, është bërë i pacipë; i ka plasur cipa (e ballit). I vuri një perde (diçkaje) përdori dredhi a fjalë për ta mbuluar diçka (zakonishtkeqe), u përpoq ta fshehë ngatjerët; krijoi një pengesë për të mos e parë a për të mos e ditur diçka. I kanë vënë (i kanë zënë) sytë perde (dikujt) është verbuar e nuk kupton ç’po i bëjnë, nuk e shehkeqen që i kanoset nga afër; i kanë vënë (i kanë zënë) sytë cergë; iu veshën sytë.


Rezultate të ngjashme

PERDEPLÁSUR mb., keq. 1. I paturp, cipëplasur. Sʼdi nder e shoqëri perdeplasuri.2. I pamoralshëm. Grua perdeplasur. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PERDESË́Z,~E mb., keq. I pacipë; perdeplasur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PERDÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël muratorësh: një copë dërrasë e lëmuar me një dorezë të vogël, që përdoret për të rrafshuar suvanë e njomë në mure. 2. Përdorëse prej mermeri në tr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PERDHIKÚL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Lloj fiku i vonët që i bën kokrrat me bisht të gjatë; fik cingël. 2. Kokrra e këtij lloji fiku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PERDHÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Bimë barishtore, me gjethe si të borzilokut e me lule të bardha, që rritet në vende të ngritura buzë arave dhe që përdoret në mjekësinë popullore kur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.