Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PERËNDÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është hyjnor a si hyjnor. Fuqi e perëndishme. Zë i perëndishëm. Pamje (fytyrë) e perëndishme. Vajzë e perëndishme.
2. I hyjnizuar. Qenie e perëndishme. E bënë të perëndishëm dikë.
✱Sin.: hyjnor, i hyjnizuar.
PERËNDÍSHËM ndajf. Në mënyrë hyjnore. Sa bukur, sa thellë, sa perëndishëm!
PERËNDÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fet. Perëndi e përfytyruar si grua, hyjneshë. Perëndesha e Butrintit. Perëndeshat greke (romake). 2. fig. Ajo që qëndron mbi të gjitha nga bukuria …
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÍ,~A m. sh. ~, ~TË 1. fet., vet. nj. Qenia më e lartë e mbinatyrshme, që ka krijuar unviersin dhe gjithçka në të, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka, sipas besimeve monoteis…
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÍM,~I m. 1. Veprimi kur perëndon Dielli; ulja e Diellit ose e ndonjë trupi tjetër qiellor poshtë vijës së dukshme të horizontit në anën e kundërt të lindjes. 2. Pamja e natyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDIMÓR,~E mb. 1. Që gjendet në perëndim, që është në atë anë a në atë drejtim nga perëndon dielli; i perëndimit. Pjesa (ana) perëndimore. Gjysmërruzulli perëndimor (gjeogr.). G…
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÍT vep., ~A, ~UR kal. Përandit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Fshihet prapa horizontit, ulet poshtë vijës së dukshme të horizontit, largohet nga qielli, s’duket më (për diellin dhe për trupa t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÚAR (i, e) mb. 1. fig. Që janë gati të mbyllen nga gjumi (për sytë). Me sy të perënduar.2. Që i ka kaluar koha; që ka rënë nga fuqia, nga gjendja e mirë etj.; që ka marrë fun…
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÚAR,~IT (të) as. Perëndim. E gjetën në të perënduar. Punoi nga agimi e deri në të perënduar të diellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÚES,~E mb. 1. fig. Që perëndon a zhduket, që i ka kaluar ose po i kalon koha (për zakone etj.). 2. fig. Që shpreh një gjendje gjumi. Me një shikim perëndues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PERËNDÚSH,~I m., mit. Perëndi e dashurisë, e paraqitur si djalë i vogël lakuriq, me flatra dhe me hark e shigjeta për të gjuajtur viktimat e tij; eros.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë