Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja e atij që ka plotësuar moshën e vjetërsinë në punë sipas ligjit ose është i sëmurë rëndë dhe ka dalë nga puna me të drejtën e një page të caktuar mujore. Doli në pension.
2. Pagesa mujore që merr një njeri i tillë; rrogë që dikush i lidh një tjetri, pasi i ka plotësuar kushtet e kërkuara a i ka kryer atij një punë. I lidhën një pension.
3. (fin.) Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pensionesh: Pension familjar pension që i lidhet ndonjërit prej pjesëtarëve të familjes për dikë që ka vdekur, që është vrarë etj. Pension invaliditeti. Pension i parakohshëm. Pension i pjesshëm pension jo i plotë, që i jepet dikujt që ka plotësuar moshën, por jo vjetërsinë në punë. Pension pleqërie. Pension social pensioni që merr një person pa pension normal, kur nuk ka të ardhura të tjera familjare.
4. Shtëpi a hotel i vogël privat, ku mund të flihet e të hahet kundrejt një pagese më të ulët se sa në hotelet e zakonshme.
PENSIONÁL,~E mb. Pensionor. Sigurimi pensional. Fondi pensional i qeverisë. Sistemi pensional shtetëror. Divizionin për politika pensionale. Kursime pensionale.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÍM,~I m. Dalja në pension.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka dalë në pension dhe përfiton një pagë mujore sipas ligjit. Libreza e pensionistit. Përvoja e pensionistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÍST,~E mb. Që ka dalë në pension, që është pensionuar. Burrë pensionist. Grua pensioniste.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka dalë në pension dhe përfiton një pagë mujore sipas ligjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PENSION/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përfitoj pension; dal në pension.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nxjerr dikë në pension.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pensionin a me pensionet, i pensionit ai i pensioneve; pensional. Skema pensionore. Sigurimet pensionore e shëndetësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENSIONÚAR (i, e) mb. 1. Që ka dalë në pension.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë