Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENGÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pengueshme, duke e penguar dikë a diçka. I binte pengueshëm. Bullizmi nuk po vijonte aq pengueshëm.
PENGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të pengohet për t’u bërë, që mund t’i dalin vështirësi a pengesa për t’u kryer. Proces zgjedhor aspak i pengueshëm. Pastrimi i parave duhet të jetë e pengueshme nga strukturat përkatëse.
PENGÚES,~E mb. 1. Që i del përpara e i zë rrugën dikujt a diçkaje, që e pengon kalimin ose lëvizjen më tej. Pjesë (vegël) penguese. Mjet pengues. 2. Që pengon kryerjen e një pune o…
Shfaq përkufizimin e plotë →PENGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pengon dikë a diçka. Penguesit e zhvillimit (e privatizimit). Penguesit e integrimit mbarëkombëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENGUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pengueshëm. Pengueshmëria e aplikimeve. Pengueshmëria e zbardhjes së të vërtetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë