Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENGÚAR (i, e) mb. 1. Që është penguar (për një kafshë), që i është vënë pengorja.
2. Që është penguar për t’u zhvilluar a për t’u kryer. Ndihma të penguara. Përkrahje e penguar.
3. Që lëviz ngadalë a që mezi lëviz, se ka kaluar një sëmundje, nga pleqëria etj.
4. fig. Që nuk është i shkathët; që është me zhvillim të vonët mendor. Njeri i penguar.
PENG/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I dal përpara dikujt a diçkaje dhe s’e lë të lëvizë më tej, i zë rrugën; e ndaloj ose e vonoj lëvizjen e dikujt a të diçkaje. Aksidenti pengoi qarkullimin në autostradë.
2. I lidh kafshës këmbët e para që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengoj kalin (viçin).
3. fig. I nxjerr pengesa dikujt a diçkaje; nuk e lë të bëhet a të zhvillohet diçka, e vonoj, e vështirësoj a e ndaloj diçka; bëhem pengesë për dikë a për diçka. Pengon zhvillimin (përdorimin, shfrytëzimin, arritjen) e diçkaje. Asgjë s’e pengon revolucionin.
✱Sin.: mërkëmb, ndal, ndaloj, vonoj, ngadalësoj, mbaj, përmbaj, bllokoj, ndërpres, ngurr, lidh, ngurr, perëndit, përandit, pjekoj, prridh, çaloj, gozhdoj, shqetësoj, step, vështirësoj, rëndoj, mbodhis.
PENGÚARAS ndajf. Duke u penguar. Fliste penguaras.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENGÚARAZI ndajf. Me pengesa. I vete puna penguarazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë