Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENDÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pendim. Pendesë e thellë. Me pendesë jo me gjithë zemër, me dy mendje, pendueshëm.
2. fet. Rrëfimi që bën një besimtar katolik përpara priftit për mëkatet kundër Zotit ose kundër fesë. Koha e pendesës. Mëkat i vjetër, pendesë e re. (fj. u.).
3. fet. Ndëshkimi që i jepet atij për të shlyer këto mëkate. Guri i pendesës (etnogr.) guri që duhej ta ngrinte peshë ose ta mbante ai që quhej mëkatar, duke i rënë rrotull kishës.
✱Sin.: pendim, metani, rrëfim.
PENDESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është penduar për një faj a për një gabim të vetin. 2. fet. Ai që i rrëfehet priftit për mëkatet kundër Zotit a kundër fesë.✱Sin.: i penduar, r…
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDESTÁR,~E mb. 1. Që është penduar për një faj a për një gabim të vetin.2. Që i rrëfehet priftit për mëkatet kundër Zotit a kundër fesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDESTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është penduar për një faj a për një gabim të vetin. 2. fet. Ajo që i rrëfehet priftit për mëkatet kundër Zotit a kundër fesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDESTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Vend në kishë ku bëhet pendesa, ku bëhet rrëfimi te prifti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë