Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENDËSHKRÚAR mb. Që i ka pendët të larme a ngjyra-ngjyra, me pendë a me pupla të shkruara. Palloi pendëshkruar. Zog pendëshkruar.
PÉNDËS,~I m. sh. ~, ~IT arv. Pendar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDËSHKÚRTËR mb. Që i ka pendët të shkurtra, me pendë të shkurtra; kund. pendëgjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDËSHÚMË mb. Që ka shumë pendë (për një shpend).
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pendësoj ose kur pendësohet një vend për të penguar vërshimin e ujërave.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PENDËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PENDËSÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj një pendë buzë lumit, buzë detit etj., për të penguar vërshimin e ujërave.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENDËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë pendë ose me pendë, që është pendësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë