Fjalori


Rezultate të ngjashme

PÉND/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Pendë e vogël; pupël. Pendla pule. Jastëk me pendla. I lehtë si pendël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLÁRM/Ë,~E mb. Që i ka pendët të larme (për një shpend).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLBÚTË mb. Pendëbutë. Zogëz (bibë) pendëlbutë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pendëloj ose kur pendëlohet.2. Shpulim.3. Mundje në një lojë.4. Rrahje.5. Rrëmbim, zhdukje. 6. Goditje në shenjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLKÓRB,~E mb. Pendëzi, pendëkorb; kund. pendëlbardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLKÚQ,~E mb. Pendëkuq. Pulë pendëlkuqe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PENDËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PENDLÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq pendlat një shpendi të therur, zakonisht pasi e zhyt në ujë të nxehtë; shpuploj. E pendëloi gjelin (rosën, patën).2. fig. E mund rëndë në l…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËLÚAR (i, e) mb. 1. Që është pendëluar, që i janë hequr pendlat. Pulë e pendëluar.2. I mundur në një lojë.3. I rrahur keq nga dikush.4. I rrëmbyer; zhdukur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDËL/ZÍ,~ZÉZË mb. Pendëzi; kund. pendëlbardhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.