Fjalori
PENDË

PÉND/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. kryes. sh. Gypabrirtë e të hollë, me push e me fijeimëta në të dyja anët, që mbulojnë trupin e krahët e shpendëve; pupël. Pendëgjata (të bukura). Pendë pule (pate, palloi). Me pendëngritura. Dikur shkruanin me pendë pate. Kush hiqet i madh e i rëndë, e ka mendjen si pendë. (fj. u.). Shpejt i bien pendët akrepit. (fj. u.).
2. Penë.
3. Fletëpjesëndryshmetrupitpeshqve, e cila u shërben këtyre për të notuar. Pendë notuese. Penda e bishtit. Pendët e kurrizit (e barkut).
4. Fletë të një vegle a mekanizmi; rrotë me shumë fletëtilla, që rrotullohet nën veprimin e ujit dhe vë në lëvizje gurët e mullirit. Penda rrotullohej shpejt. S’kthehej me penda.
5. si mb. Shumë i lehtë. Ishte pendë.
6. si ndajf. Shumë (me mbiemrin i lehtë). Pendë i lehtë (i lehtë pendë).
Sin.: pupël, penë, fletë, i lehtë, sharrëz.
I ranë pendët (dikujt) mospërf. s’ka më atë pushtet a fuqikishte, s’i shkonfjala; nuk mburret më si përpara, u shtrua; ra nga fiku (dikush); u pulë (dikush); i ranë puplat; i uli pendët (dikush); i ra hunda; e uli hundën (dikush); i vari (i uli) veshët (dikush); uli kokën (dikush); e bëri bishtin palë (dikush). I dolën pendët (dikujt) shih i dolën puplat (dikujt). Fryn pendët (dikush) mbahet më të madh, krekoset e shet mend, fryhet si gjel, mburret. Ia la pendëtdorë (dikujt) iron. iku papritur e fshehurazi nga dikush dhe as që u merak për të; i iku nga duart papritur; mori ç’mundi, përfitoi sa mundi prej dikujt e u zhduk; ia la puplat (në dorë); ia la lëpendratdorë; i la potkonjtë; i la shëndenë; e la me gishtgojë (dikë). S’e prek (dot) as me pendë (dikë) shih s’e prek (dot) as me pupël (dikë). I uli pendët (dikush). 1. I ra inati, u zbut. 2. shih i ranë pendët (dikujt). Kur të zbardhet penda e korbit iron. shih kur të pjellë mushka iron. Sa të zbardhet penda e korbit gjithnjë, pa fund, gjithë jetën.

PENDË

PÉND/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Një çift qe, buaj etj. si kafshë pune. Një (dy) pendë qe (buaj, kuaj). Nget pendën.
2. Sipërfaqe toke sa mundlërohet me një çift qe brenda një dite. Kishte një pendë tokë. I mbeti edhe një pendë për të lëruar.
Sin.: pendore, ngastër, parcelë.
Janë bërë pendë nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, shkojnë shumë mirë, nuk i ndan asgjë; kanë interesanjëjtë; janë mjaltë e gjalpë (e tëlyen); i mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron.; janë dy trupa e një shpirt. Bën dy pendë me tre qe (dikush) iron. ia hyn një pune që nuk bëhet, mendon se mund ta ndreqë diçka që nuk ndreqet; e gënjen (e rren) mendja. Si një pendë qe bashkë, të pandarë; dorë për dorëI; një trup i vetëm.

PENDË

PÉND/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Shtrat i ngritur me gardh e me dhe, me zhavorr ose me gurë anës lumenjve a përrenjve ose gjatë bregutdetit, të liqenit etj. për të penguar vërshimin e ujërave; digë. Pendë e lartë. Pendë lumi (liqeni). Mbrohet me pendë.
Sin.: argjinaturë, ledh, sfrat, barazh, grazhd, digë, ushezë, pritë, valëpritëse, dallgëpritëse.


Rezultate të ngjashme

PÉND/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Pendë e vogël; pupël. Pendla pule. Jastëk me pendla. I lehtë si pendël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÉNDËS,~I m. sh. ~, ~IT arv. Pendar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÉNDËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Kolibër. Pendëza bishtzezë (lat. Chahlybura urochrysia melanorrhoa) kolibër i vendeve të Amazonës me pendë ngjyrë bronzi e me bishtin të zi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget pendët në arë. Punoi si pendar. 2. hist. Ai që ruante vreshtat e arat; roje vreshtash, vreshtar, bekçi. Pendari i fs…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pendim. Pendesë e thellë. Me pendesë jo me gjithë zemër, me dy mendje, pendueshëm. 2. fet. Rrëfimi që bën një besimtar katolik përpara priftit për mëk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÍM,~I m. 1. Veprimi kur pendohem. 2. Ndjenjë keqardhjeje që i lind dikujt për një punë a veprim të gabuar që ka bërë, pranimi i gabimit duke e ndier thellë atë; ndërrimi i mend…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDLÍK,~U m. Zgjedhë. E mëson demin në pendlik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÓR,~E mb., bot. Që ka trajtën e një pende a të një puple. Gjethe pendore. Degëzime pendore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ngastër ose arë e vogël sa mund të lërohet nga një pendë qe brenda një dite.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENDÚL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lavjerrës. Sikur sheh pendulin e shekujve të historisë ballkanike, të shkuarën dhe të ardhmen e Europës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.