Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PENALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Punonjëse e organeve të drejtësisë që merret me çështjet penale; specialiste për të drejtën penale.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALÍSHT ndajf., drejt. Sipas së drejtës penale; nga pikëpamja penale. E dënueshme penalisht. Ndiqet penalisht. Përgjigjet penalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALITÉT,~I f. sh. ~E, ~ET drejt. Tërësia a sistemi i dënimeve penale.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALIZÍM,~I m. Veprimi kur penalizoj dikë ose kur penalizohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PENALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PENALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E quaj fajtor dikë, e ndëshkoj penalisht dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALIZÚAR (i, e) mb. Që është penalizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALIZÚES,~E mb. Që të penalizon. Vepër penalizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PENALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të penalizohet; kund. i papenalizueshëm. Veprim (qëndrim) i penalizueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë