Fjalori


Rezultate të ngjashme

PENALÍSHT ndajf., drejt. Sipas së drejtës penale; nga pikëpamja penale. E dënueshme penalisht. Ndiqet penalisht. Përgjigjet penalisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT drejt. Punonjës i organeve të drejtësisë që merret me çështjet penale; specialist për të drejtën penale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Punonjëse e organeve të drejtësisë që merret me çështjet penale; specialiste për të drejtën penale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALITÉT,~I f. sh. ~E, ~ET drejt. Tërësia a sistemi i dënimeve penale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALIZÍM,~I m. Veprimi kur penalizoj dikë ose kur penalizohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E quaj fajtor dikë, e ndëshkoj penalisht dikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALIZÚAR (i, e) mb. Që është penalizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENALLTÍ,~A f. sh. ~, ~TË sport. Njëmbëdhjetëmetërsh. Pika e penalltisë. Dha penallti. Gjuajtja e penalltisë. Priti penalltinë. Shënoi me penallti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENÁJ/Ë,~A f., krahin. Lëmsh; tufë me fije të ngatërruara penjsh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PENAZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shtambë uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.