Fjalori
PEMËL

PÉM/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Fryt kokërrvogël e i lëngshëmbëjnë disa bimë barishtore, si luleshtrydhja etj. ose disa shkurre, si mjedra, qershigla etj. dhehahet i freskët ose përdoret për të bërë reçel etj. Pemlaëmbla (të athëta, të tharta). Pemla pylli. Pemlat e thrashegrës (e qershiglës, e luleshtrydhes). Lëng pemlash. Mbledhin pemla.
Sin.: rrushkull, rrush, luleshtrydhe, mjedër, manaferrë.


Rezultate të ngjashme

PÉM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor. Pemë të buta (të egra). Pemët e kopshtit. Pema e mollës (e dardhës). Kopsht me pemë. Mbjellin p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËRÍN/Ë,~A f. Pemurina.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pemëson pema.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËS/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. Jep kokrra, jep fruta (për një pemë frutore); frytëzon.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËSÓR,~E mb. Që jep fruta, që bën fruta; frytbërës, frytdhënës.Sin.: frytbërës, frytdhënës, frutor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me rritjen e drurëve frutorë. Pemëtar i zoti (i kujdesshëm, i njohur).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me rritjen e drurëve frutorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pemëtoj a pemëtohet një parcelë, një kodër etj. Muaji i pemëtimeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PEMËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbjell me pemë një parcelë, një kodër etj. Po pemëtojnë kodrat e shpatet e maleve të shpyllëzuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÉM/ËZ,~ZA f., mjek. Sëmundje lëkure që shfaqet me puçrra të vogla a me njolla të kuqe dhe me të kruara; ekzemë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.