Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÉLL/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend ngaqë s’rrjedh, ngaqë gjen pengesë etj. Pellg i madh (i vogël). Pellg me ujë. Ra (shkau) në një pellg. Ishte bërë udha tërë pellgje.
2. Gropë e madhe, e mbushur me ujë të grumbulluar për ujitje a për qëllime të tjera; ujëmbledhës, rezervuar. Pellg artificial. Pellg për të rritur peshk.
3. Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë. Pellg deti (lumi).
4. Sasi e madhe e një lënde të lëngët, që është derdhur a është grumbulluar mbi një sipërfaqe. Pellg gjaku. Pellg vaji. U derdh gjaku pellg.
5. gjeogr. Trevë që laget nga një lumë a nga degët e tij; tërësia e mëngëve të një lumi; sipërfaqe ku rrjedhin e ku mblidhen ujëra, burime etj. Pellg lumor.
6. gjeogr. Trevë e gjerë që përfshin një det pak a shumë të mbyllur dhe viset rreth tij. Pellgu i Egjeut (i Adriatikut, i Mesdheut).
7. gjeogr. Trevë e ulët fushore, e rrethuar prej malesh; ultësirë; rrafsh i gjerë, i rrethuar me male. Pellgu i Shkodrës. Pellgu i Korçës.
8. Vend me shtresa të pasura mineralesh a lëndësh të tjera. Pellg i pasur vajguror. Pellg nafte. Pellg qymyrguri. U zbulua një pellg i ri (i rëndësishëm).
9. keq. Mjedis a vend me njerëz të këqij a me njerëz që kanë pikëpamje të mykura e keqdashëse, që janë të shthurur moralisht etj. Pellg kriminelësh (kumarxhinjsh).
10. keq. Gjendje e keqe a e vështirë; moçal, batak. Pellg paragjykimesh. E nxori nga pellgu. Doli nga pellgu ku kishte rënë.
11. fig. Mesi, palca, kulmi (për një periudhë kohe etj.). Në pellg të dimrit.
✱Sin.: pellgore, llakë, llonxhë, ujore, bërrakë, llumë, çeptirë, gandall, zhakë, syenë, batak, pellgore, pellgaçe, hurdhë, hurdhele, gosë, gropere, ujëmbledhës, rezervuar, basen, matorik, vivar, liqen, gomën, lëmë, gropësirë, ultësirë, liman, gobellë, strum, syenë, zhakë, llogaçe, lerë, kallaçkë, rrafshulët, topil, bujanë, bunar, hurdhore, thellësirë, mbledhës, thellomë, gjol, gjolishte, gorgë, gropore, bende, hauz, moçal, amull, ballanxhë, gandall, harmoç, mes, palcë, kulm.
♦ U bë pellg. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u bë tërë ujë, u njom i tëri; u bë ujë; u bë qull. 2. (diku). U grumbullua shumë ujë në një vend, u baltos. 3. (dikush). shih u bë tapë (dikush). Më bëri pellg (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagu të tërin; më baltosi; më bëri ujë; më bëri qull.
PELLGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Shpend sqepgjatë që ushqehet me krimba etj., duke gjuajtur në pellgaçe.2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pellgaçësh: Pell…
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLGÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pellg i vogël me ujë. Pellgaçet e rrugës. Ra në pellgaçe. E hodhi në pellgaçe.✱Sin.: pellgaçkë, pellgushkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLGÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pellgaçe, pellgushkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gropë e madhe dhe e thellë plot me ujë; pellg i madh. Arat me grurë ishin kthyer vende-vende në pellgore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pellgëzoj ose kur pellgëzohet diçka. 2. Rrjedhimi kur pellgëzoj ose kur pellgëzohet një sipërfaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLÁZG,~E mb. Që lidhet me pellazgët, që është karakteristik për pellazgët, i pellazgëve; që është krijuar nga pellazgët. Popullsia pellazge. Gjuha pellazge.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLÁZG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i popullsisë që banonte në pellgun e Egjeut dhe në krahinat jugore të Ballkanit para helenëve e ilirëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLÁZG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET hist. Pjesëtare e popullsisë që banonte në pellgun Egjeut dhe në krahinat jugore të Ballkanit para helenëve e ilirëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PELLTÁR,~I f. sh. ~Ë, ~ËT Mish i kofshës së një gjedhi. Pelltar bualli (lope, kau).
Shfaq përkufizimin e plotë →PÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut. 2. Fletë qilimi. 3. fig. Njeri me shtat të lartë, por jo të rregullt.4. fig., edhe si mb. Budalla, i tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë