Fjalori
PELIN

PELÍN,~I m. [PELÍN/Ë,~A f.] 1. bot. (lat. Artemisia absinthum) Bimë barishtore shumë e hidhur, me kërcellmbuluar me push dhe me gjethe ngjyrë hirizbardhëlleme, me lulevoglangjyrë si të verdhë, që përdoretmjekësi, për prodhimin e pijevendryshme etj. Gjethe pelini. Erë pelini. I hidhur si pelin.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pelini: Pelini i alpeve (lat. Artemisia umbelliformis). Pelini i bardhë (lat. Artemisia alba, Artemisia abrotanum) bari i kamfurit. Pelini bregdetar (lat. Artemisia stelleriana). Pelini detar (lat. Artemisia maritima, Seriphidium maritimum). Pelini dyvjeçar (lat. Artemisia hiennis). Pelini i egër (lat. Artemisia vulgaris) pelini i zi, pershta, përshuta, përzhuta. Pelini i egër i bardhë (lat. Artemisia lactiflora). Pelini i fushës (lat. Artemisia campestris) fshesa. Pelini i kripërishtes (lat. Artemisia tridentata, Seriphidium tridentatum). Pelini trepjesësh i kripërishtes (lat. Artemisia tripartita, Artemisia trifida, Seriphidium tripartitum). Pelini njëvjeçar (lat. Arlemisia annua). Pelini me thekë (lat. Artemisia frigid). Pelini i zi pelini i egër.
3. fig. Hidhërim i madh, helm. Lot pelini.
4. si mb. Shumë i hidhur, helm (edhe fig.). E kam gojën pelin. I kishte fjalët pelin.
5. si ndajf. Shumë (me mbiemrin i hidhur). Pelin i hidhur (i hidhur pelin).
Sin.: helm, zeher, farmak, hidhërim, i hidhur.


Rezultate të ngjashme

PELIGÓRG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Bregcë.Sin.: bregcë, gargull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Pelecanus) Shpend i madh uji me pendë të bardheme, që ka sqep të gjatë e një si qese të lëkurtë nën të, ku mban peshqit që kap për t’i ngrë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELIKÓR,~I m. Të fikëtit, të hollët. Punoi sa i ra pelikori. I ra pelikori i vdekjes i ra hija e vdekjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELIK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Shualli i këmbës. Brodhi sa i ranë pelikonjtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELIKÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Shtresë e hollë që mbulon membranën e qelizës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELIVRÓM,~I m., bis., mjek. Sifiliz; lebër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELÍXH/E,~IA f. sh. ~E, ~ET vjet. Xhaketë me pambuk brenda astarit, xhup.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PELÍÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pallto a mantel grash prej lëkure egërsire; lëkura e tillë që i vihet palltos a mantelit rreth qafës; xhup.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.